4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

“Harmoni të imponuara”, ekspozitë për Shqipërinë komuniste

Harmoni të imponuara-ekspoziteEkspozita “Harmoni të imponuara” nga Iva Lulashi, që do të hapet nesër në Tulla Culture Centre në Tiranë, do të prezantojë një seri pikturash që propozojnë imazhe nga e kaluara komuniste shqiptare.

Këto imazhe që vijnë nga filma të ndryshëm dokumetar dhe artistik të viteve të 70-ta, 80-ta, tregojnë një kuadër politik që kërkonte një koordimin të komunitetit. Ato gjithashtu provokojnë te artistja një sens nostalgjie të mbytur nga ngurtësia e fytyrave dhe nga mungesa e spontanitetit te tyre.

Disa nga burimet e ekspozitës janë: Albania (79), dokumentar italian mbi politikën shqiptare ku është akoma prezente mbështetja për Stalinin, Balonat, (79) i Ismail Zhabjaku mbi luftën antifashiste, “Njeriu i Mirë”, film i Ibrahim Muço dhe Kristaq Mitro.

Në ekspozitë do të vihet në dispozicion një tekst shoqërues nga Vincent W.J. van Gerven Oei.

Më Shumë

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Nga sot nis pranvera

Sot, më 21 mars është dita zyrtare e stinës së pranverës, e cila kalon sipas kalendarit gregorian. Dita e parë e pranverës njohët si ditë...

Lajmet e Fundit