9 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Mustafa: Do ta bashkoj Mitrovicën

isa mustafa 3Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes së tij do të mund të ndodhë edhe bashkimi me Mitrovicën e Veriut.

Kjo pasi që sipas tij, ka vullnet të mirë dhe bashkëpunim edhe me kryetarët e komunave serbe në veri të Mitrovicës.

“Unë mendoj se po. Unë mendoj se ekziston edhe vullneti i njerëzve që po bashkëpunojmë që ne të fillojmë ngadalë dhe të krijojmë ura të qeverisjes me atë pjesë. Do të vijë koha që edhe unë të shkoj në atë pjesë. Unë nuk them se do të shkoj në janar apo shkurt, por do të shkoj dhe do të arrihet një marrëveshje që të ketë bashkëpunim. Nuk është situata siç ka qenë në fillim të pasluftës”, ka deklaruar Mustafa në emisionin “ArgumentPlus”, të RTV 21.

Sipas kryeministrit Mustafa, edhe gjatë kohës së “Bllokut” por edhe pas marrëveshjes së koalicionit me PDK-në, kanë pasur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e komunave të veriut të Mitrovicës dhe se sipas tij, nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga udhëheqësit e këtyre komunave që edhe Mitrovica e veriut të jetë nën udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës.

“Mund të them se gjatë kësaj periudhe sa ne kemi biseduar edhe me Bllokun edhe me PDK-në dhe ne kemi pasur kontakte me kryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe ne nuk kemi pasur asnjë kundërshtim nga ai e as nga kryetari i Graçaniës etj. Janë njerëz të interesuar dhe nuk shohin version të tillë ndaj institucioneve të Kosovës. Por, është një çështje që ata konsultohen me Beogradin dhe është çështja që pakoja e Ahtisarit e parasheh që të ketë konsulta”, deklaroi Mustafa.

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Arrestohet një 17-vjeçar në Rapç të Dragashit për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një 17-vjeçar është arrestuar të enjten në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë. Këtë e...

Lajmet e Fundit