Kalaja midis fortifikatës e vendbanimit

Kalaja midis fortifikatës e vendbanimitNuk ka dëshmi se në antikë apo në mesjetë Brezovica të jetë përdorur si qendër skijimi. Por një kala, që sipas të gjitha gjasave u ndërtua në antikë si fortifikatë e në periudhën pasuese shërbeu si vendbanim, ka dalë në sipërfaqe, shkruan Koha Ditore.

Vetëm dy vjet gërmime janë bërë në atë që vendasit e njohin si Gradishtë, e për të cilën arkeologët kanë njohuri së paku që nga fundi i dekadës së tetë të shekullit të kaluar. Janë dashur rreth 35 vjet që muret e këtij monumenti të dalin mbi tokë, mu në kodrën që nga 975 metra mbi nivelin e detit e dominon gjithë hapësirën mbi atë që sot është pikë turistike.

Për të gërmuar aty u bashkuan arkeologë nga Instituti Arkeologjik, Muzeu i Kosovës, Universiteti i Prishtinës dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, të cilët u ndihmuan edhe nga studentët e UP-së dhe punëtorët fizikë që vinin nga fshatrat përreth.

Gërmimet treguan shumëçka, e po kaq lanë të pazbardhur enigmën që pret të zbulohet. Arkeologu Pleurat Kabashi thotë se në përgjigjen përfundimtare për gërmadhën mbi Shtërpcë duhet ende punë. Megjithatë, për “Kohën Ditore” ai rrëfen rezultatet e deritanishme.

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit