20.1 C
Prizren
E shtunë, 19 Prill, 2025

Këshilli i Bibliotekës Universitare jep dorëheqje

biblioteka univresitareDështimi për shpalljen e konkursit për drejtor, heshtja ndaj kërkesave për të përmirësuar kushtet në objektin që s’ka as një vit që i ka hapur dyert (kur u nda nga Biblioteka Universitare Kombëtare), janë disa arsye që ka dhënë Këshilli Drejtues i Bibliotekës Qendrore Universitare në letrën e dorëheqjes.

Nëpërmjet letrës të cilën ia kanë dërguar Këshillit të Universitetit “Hasan Prishtina”, rektorit e sekretarit të UP-së, katër anëtarët e Këshillit të emëruar qysh në kohën e ish-rektorit Ibrahim Gashi, njoftojnë se janë zmbrapsur nga detyra. Në letrën e dorëheqjes, thuhet se arsyeja është neglizhimi i kërkesave të tyre.

Aty përmendet eliminimi i prishjeve të shumta në ndërtesën e objektit, rregullimi i kulmit të ndërtesës dhe pjesëve të dritareve, prej të cilave rrjedh uji gjatë reshjeve, lidhja e ndërtesës në rrjetin e nxehjes qendrore të qytetit, blerja e detektorëve për pengimin e nxjerrjes së librave nga ndërtesa pa u evidentuar në kompjuter dhe shpallja e konkursit për punësim të dy profesionistëve të teknologjisë së informacionit.

“Kërkesat në fjalë ndërlidhen me punën e Bibliotekës në bazë të Statutit të Bibliotekës, të cilin e kemi përpiluar menjëherë pas zgjedhjes sonë si anëtarë të Bordit dhe ai është aprovuar nga Senati i Universitetit dhe Bordi i Universitetit. Duke i pasur parasysh faktet e përmendura më sipër, si dhe mosreagimin në asnjërën prej shkresave të cilat i kemi dërguar në rrugë elektronike, me qëllim të komunikimit me Rektoratin dhe Bordin e Universitetit, kemi vendosur që të japim dorëheqje kolektive nga Bordi i Bibliotekës Qendrore Universitare”, është shkruar në letrën e dërguar në emër të anëtarëve të Këshillit të kryesuar nga profesori Agni Dika. But Dedaj, Nevrijë Bislimi-Ismaili dhe Halil Demolli, kanë qenë tre anëtarët e tjerë.

Tre janari i këtij viti ka qenë afat i parashikuar që Biblioteka Kombëtare, që tash ka emrin “Pjetër Bogadani”, dhe Biblioteka Qendrore Universitare të nisin punën ndaras. Por objekti asokohe nuk ishte gati, pasi ende nuk ishte bërë pranimi teknik. Tek gjatë muajve qershor e korrik, 20 punonjës të Bibliotekës Kombëtare u transferuan në atë Universitare. Por kjo e fundit as gati pas një viti, nuk duket se është funksionale.

Shefkije Islamaj, kryetare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se obligim i tyre ndaj Bibliotekës Universitare ka qenë shpallja e konkursit për drejtor.

“Qysh në korrik, me anëtarët kemi marrë vendim për shpalljen e konkursit. Ne e kemi kryer punën tonë, por duke marrë parasysh që duhet marrë leje nga Ministria e Administratës Publike, konkursi është vonuar, sepse ata s’kanë dhënë përgjigje”, ka thënë Islamaj/Koha Ditore/

Më Shumë

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.   Seanca është caktuar...

Kombëtarja shqiptare e veteranëve fiton turneun ‘Prizren Masters Cup 2025’

Kombëtarja shqiptare e veteranëve mori pjesë në turnen miqësor të futbollit të zhvilluar në Prizren “Prizren Masters Cup 2025”. Ky turne u organizua nga...

Lajmet e Fundit