Në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë – Serbi

Edita TahiriMinistrja për Dialogun Edita Tahiri, njëherit kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, ka udhëtuar atje për të marrë pjesë në takimet e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në agjendën e takimeve janë çështjet e energjisë, sigurimit kufitar të automjeteve, çështja e licencimeve të kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe çështja e importit të medikamenteve.

“Nga këto takime pritet të arrihen dakordime në këto fusha dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejmë të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.”, thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës./KD/

Më Shumë

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit