UP-ja do të japë bursa vetëm për nivelin bachelor

Studentet-Testet e gjermanishtesKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka sjellë vendim që bursat t’u ndahen vetëm studentëve në nivelit bachelor, shkruan sot Koha Ditore.

Konkursi për bursa i shpallur të mërkurën nga UP-ja ku përkufizohen kushtet që duhet të plotësojnë studentët për të marrë bursën, rezulton të jetë bazuar në rregulloren e re të e nxjerrë nga Këshilli Drejtues i UP-së.

Kjo rregullore është ndryshim-plotësim i rregullores paraprake për bursat e studentëve të dalluar të UP-së. Disa ndryshime ndërlidhen me përjashtimin nga e drejta për të fituar bursë të studentëve të nivelit pasdiplomik.

Pos kësaj, nga kjo e drejtë janë përjashtuar edhe studentët e tri fakulteteve në Mitrovicë, pasi që ato tashmë i takojnë Universitetit të Mitrovicës, e jo të UP-së. Kandidatëve nuk u është bërë me dije ende sesa do të jetë vlera e bursave që do të marrin.

Ndonëse, tradicionalisht normë e bursës deri më tani gjithmonë ka qenë vlera prej 900 eurosh.

Më Shumë

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Në Prizren shënohet Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor

Në ambientet e Muzeut Arkeologjik në Prizren është shënuar Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor – 21 Maji, në një aktivitet të organizuar nga Këshilli...

Lajmet e Fundit