Daka: U bë mirë që s’shkuam në zgjedhje

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se është bërë mirë që Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme të reja, pasi, sipas saj, do të ishte negative për vendin.

Daka bëri të ditur se ky institucion së shpejti do të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 janarit për kryetar të komunës së Graçanicës.

“Natyrisht se u bë shumë mirë që shteti i Kosovës nuk shkoi në zgjedhje të reja, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë shumë sfida, aq më tepër, në një klimë politike siç ka qenë për gjashtë muaj rresht. Mbajtja e tyre do të ishte shumë negative për gjithë Kosovën, nga të gjitha pikëpamjet”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit