7.7 C
Prizren
E hënë, 30 Dhjetor, 2024

Proza poetike “Sytë e vetmisë” nga Sali Bashota

Bekri S. MurselajBekri S. Murselaj

Proza poetike e Bashotës, përbëhet prej tri cikleve: Ringjallja, Zjarri, dhe Rruzullimi si dhe nga një prozë në fillim dhe në fund, që mund të konsiderohen si prolog dhe epilog.

Në ciklin e parë Ringjallja paraqitet një lloj i prozës mikse që mban në vete dashurinë dhe meditimin ku në këtë pjesë të veprës përbën binomin poetik që realizohet herë si dashuri e thellë, herë si meditim për botën duke e konstruktuar një poetikë të ngjeshur me ngjyrat e një jete të zakonshme, që mund t’i gjejmë çdo ditë në jetë.Ringjallja përjeton fillin e dashurisë, në momente të vetmisë, që dashuria ndien mungesën në momente kur më së shumti ka nevojë për ngrohtësinë e shpirtit.

Te Ringjallja dashuria mbush ëndrrën që e përjeton përmes gjuhës së zgjedhur, duke shprehur ndjenjat dhe zjarrin dashuror.Kurse përmes meditimit shprehet malli i largët që udhëton nëpër kohë, dhe sa vjen e bëhet më i fuqishëm.Te cikli i dytë Zjarri dashuria bëhet më gjakuese nëpër kohë, duke e shoqëruar dashurinë me mallin ku këto të dyja bëhen pjesë e zjarrit të vetmisë.Në këtë pjesë dashuria edhe më shumë fuqizohet duke u përjetuar nga një mall i lashtë, e në një kërkim të përjetëshem.Te kjo pjesë dashuria, ndjehet duke e hetuar mungesën e njeriut të afërm, për të cilin si duket nuk shuhet malli në asnjë moment.Te cikli i tretë meditimi për dashurinë dhe botën në një formë bëhet më eliptik në krahasim me pjesët e tjera.Te Rruzullimi dashuria për humbet në gjithë elementet e jetës së përditëshme që e përcjellin dashurinë çasteve të ndryshme jetësore.Meditacioni tashmë bëhet pjesë e pandashme e prozës poetike të Bashotës, ku si element në vete udhëton në prozën poetike në fjalë, që e fuqizon ndjenjën e dashurisë.

Që të tri pjesët e veprës vetëm se janë variante në vete të dashurisë njejtë sikurse titulli Sytë e vetmisëqë përshkruhet nga një metaforë e bukur për dashurinë e përshkruar brenda prozës poetike Sytë e vetmisë të autorit Sali Bashota.Proza poetike Sytë e vetmisë e Sali Bashotës, hapet me një prozë që në fillim pra, me prozën Figura që jep shenjën e vërtetë të një proze poetike ku i gjithë narracioni është i mbështjellur me figurën poetike duke e bërë prozën poetike aq të këndshëm për lexim, po aq të rëndësishëm për studim të mëtejmë.Libri në fjalë hap një botë të gjerë fiksionale që e plotëson një mision në jetën reale, (pra, një përkushtim i vazhdueshëm ndaj dashurisë).
Si duket në librin në fjalë që në prozën Figura hapet bota poetike e autorit duke e realizuar një qëllim në vete, por njëkohësisht duke e bartë edhe mesazhin e botës fiksionale të tij.

I. RINGJALLJA

Ky nëntitull Ringjallja vjenë si një kërkesë e vazhdueshme brenda subjektit poetik që në të njejtën kohë është hap trinomin poetik kërkesë – mall- dashuri që bëhen udhërrëfyes në vete pë t’u arritur qëllimi i kahmotshëm i subjektit.Pra, ky trinom në vete vetëm sa e forcon botën fiksionale, duke qenë dhe lajtmotiv më i fuqishëm për të arritur mesazhi sa më mirë.Këtu Ringjallja bëhet i vetmi shpëtim që mund të çlirohet mllefi i brendshëm i subjektit, nëpër kohë, në të cilat kërkohet qetësia shpirtërore; këtu gjithsesi duhet t’i referohemi trinomit të lartëpërmendur që e karakterizon dhe e përcjell gjithë këtë cikël poetik në fjalë.
Për ta vërtetuar këtë trinom poetik do të sjellim vargjet në vijim:
Kam thënë se kur të rritem do të shkoj në qytetin

e ëndrrave dhe do ta puth lulen më të bukur

në botë.

 

Vargjet në fjalë sjellin freski poetike, duke bartur në vete një mesazh mjaft domethënës në kuadër të këtyre elementeve që po e karakterizojnë këtë cikël.Këtu kërkesa është bërë një premtim i dhënë i cili premtim duhet të kryhet me gjithë vullnetin dhe dashurinë ndaj vendit, të ëndrruar, po njëkohësisht i shtyrë nga malli që ëndrra e projektuar fjala e dhenë të marrin kuptimin e plotë, kurse ajo çka i shtynë dy elementet e para për të kërkuar realizimin e tyre është padyshim dashuria.

Këtu dashuria themi figurativisht është stacioni i fundit që duhet arritur.Pra, Ringjallja, në këtë rast është kthim ka fati i jetës që simbolizon ringjalljen e natyrës dashurisë miqësisë etj., këtu proza në fjalë është e mbushur përplot me pamje nga më të ndryshme ndaj jetës.Ajo çka e karakterizon më së shumti Ringjalljen, është dashuria që këtu merr pamje dhe emocione të dyfishta në kuptimin e një dashirie sa universale po aq natyrale pa ndonjë ngarkesë që mund ta shpërpjeston dashurinë e pastër çasteve të jetës.Ky cikël poetik udhëhiqet nga ndjenja e fortë për dashurinë, që aty shijohet aroma e dashurisë së bukur nëpër kohë, pasioni për ta shijuar dashurinë nuk mungon.
Vargjet në vijim plotësojnë më së miri çastin kur kërkohet ringjallja e dashurisë.

Hiri i buzëqeshjes ndryshkej.

Në kohën pa emër, sytë e mbushur me lot e

Krijonin portretin tend.

Vetëm për fjalën të due

Dashuria në vargjet e lartëpërmendura krijon çaste emocionale që kërkohet njomja e një dashurie, duke kujtuar portretin e njeriut të zemrës (vashës) që dashuria të fut labirintit më të ngushtë të jetës, vetëm për një fjalë të vetme të due.Këtu kërkohet një ringjallje e apo një kthim i dashurisë në çastin kur ka më shumë nevoj njeriu.Subjekti lirik e portretizon dashurinë si një dëshirë kërkesë të patjetërsueshme.

II. ZJARRI

Ky cikël poetik brenda librit Sytë e vetmisë ushqen ndjenjën e ndezur në shpirt, ku zjarri në këtë rast hap çastet emocionale duke pasqyruar një botë të tërë emocionale shpirtërore.

Zjarri këtu merr rolin kryesor në mes dashurisë dhe emocionit për të.

Përjetimi i dashurisë merr pamje dhe fytyra të ndryshme kur zjarri në këtë rast po e udhëheq emocionin për dashurinë. Zjarri këtu është figurë, e krahasimit por dhe e metaforës duke e marr kuptimin e dyfishtë që aq shumë përjetohet njëkohësisht përdoret kjo figurë duke zënë vendin kryesor në cikël.

Ndoshta loti nuk i ngjante më shkrumbit të

Ringjallur në rrugët me gjethe të vdekura.

Vala e përpinte me shpirt mesnatën e djersitur në

Shtratin e bardhë të ëndrrave.

Këtu shfaqet një shpërthim i subjektit lirik që në të vërtetë kemi një diskurs të përzierë i cili paralajmron ndryshime të vazhdueshme, ku gjithçka do të merr formë dhe pamje tjetër me qëllim që të dilet nga ankthi emocional pas një kohe.

Diskursi në vargjet e para merr karakter dyshimi në vete për një gjendje e cila nuk dëshiron të ndodh ngase tashma bota emocionale është mbushur me shpresë dhe optimizëm në një mas mjaft të madhe duke u rikthyer ka jeta dhe dashuria.Vargjet e para mbajnë në vete simbolikën e një ndryshimi rrënjësor duke dalur nga thellësia e shpirtit në kërkim të lumturisë.
Kurse vargjet e fundit sjellin në vete edhe mëshumë vetëbesim që subjektin lirik e forcon edhe mëshumë, ku diskursi merr konotacionin e vendosjes së rendit universal në gjendjen emocionale. Këtu diskursi është më i fuqishëm dhe më këmbëngulës që ndryshimi të ndodh me çdo kusht, me qëllim të arritjes së synimit të nisur (pra në kërkim të dashurisë).

Zjarri në këtë cikël bëhet një preokupim sa emocional po aq vizionar që e përcjell botën e mendimeve nga një kënd tjetër duke e shoqëruar subjektin nëpër kohë nga brenga e vetme e dashurisë.

Këtu dashuria bëhet tema dhe kryetema e gjithë këtij zjarri që e mbushë botën emocionale të subjektit.
E njëjta gjë ndodhte në përurimin e buzëqeshjes

Origjinale në amfiteatrin e solemitetit të dashurisë.

Shenjat e paqarta apo gjurmët e panjohura i

Lëvizte përfytyrimi i shpejtë i labirintit të fatit në

Skajin e mjegullt të shikimit.

Këtu zjarri merr kuptimin e ndjenjës së thellë që po e kaplon në shpirt, duke u bërë një zjarr i vërtetë nëpër kohë. Edhe në vargjet e lartëpërmendura bashkëudhëton ajo ndjenja e brendshme shpirtërore që në këtë cikël njihet si zjarr i cili po e mban në ankth shpirtin në kërkim, të shprehjes së një dashurie të pastër.

Edhe këtu na del një situatë sa e përzierë duke krijuar konfuzitet në shpirtin e subjektit lirik apo thënë më qartë një lloj pasigurie në mendimet e tij sepse aty gjithçka merr dozen e dyshimit sepse ashtu krijohet mendimi i shprehur për një gjendjeje e cila ka mbizotruar edhe më herët, por edhe tash zjarri në shpirt nuk e lenë të qetë subjektin lirik.

III. RRUZULLIMI

Cikli i tretë Rruzullimi i librit proza poetike Sytë e vetmisë vjen me një ndryshim në përmbajtje duke sjellur më hapur dashurinë dhe mallin ndaj vashës.

Ky cikël në të vërtetë vetëm sa i plotëson dy ciklet e para ngase: në ciklin e parë kërkohet njomja e aporingjallja e dashurisë, kurse në të dytin dashuria fillon të përjetohet më fuqishëm.

Cikli Rruzullimi i kurorizon këto dy cikle të lartëpërmendura, duke i bashkuar dëshirën dhe ndjenjën në një përjetim të përbashkët, duke shkuar drejt synimit të dëshiruar.

Këtu dashuria përjetohet dhe njëkohësisht prek majat e dëshirës dhe vullnetit të saj, duke e realizuar atë që në të vërtetë e kërkon.

Cuditërisht, gjurmët e pritjes përsëri ktheheshin

Në shtratin e bardhë të ëndrrës.

Zëri i ëmbël e zgjonte qytetin e përgjumur

Vargjet e marrura në këtë rast sjellin një diskurs i cili hap shumë pamje, duke dëshiruar që të kalojë nga një gjendjeje në tjetrën, duke përfëshirë këtu tri momente: Pritjen, Ëndrrën dhe Realitetin, pra, ky diskurs sa vjen dhe e forcon ndjenjën brenda vargjeve në fjalë.

Ky cikël i Rruzullumit në vargjet e cekura i bënë bashkë, trinomin në fjalë, duke e plotësuar zbrazëtirën e dy cikleve paraprake, këtu dashuria plotësohet si tërësi në nivelin e një dashurie të pastër, për nga ndjenja dhe arritja e synimeve të kërkuara që në fillim të prozës poetike Sytë e vetmisë , ku ideali vetëm në këtë rast është padyshim dashuria.

Titulli i ciklit në fjalë merr kuptime shumë dimenzionale duke e bërë këtë cikël në të vërtetë më të rëndësishmin të gjithë prozës në fjalë, duke e marrë misionin e plotësimit të një dashurie nëpër kohë.

Këtu dashuria e ndjen ringjalljen, e përjeton zjarrin dhe më në fund e realizon misionin (dashurinë).

Sythet shumëngjyrëshe me pamje të ndritshme

Gjallëronin në degën e njomë ku rrinte varur

Kujtimi i gdhendur me shkronja të kaltra për

Dashurinë e parë të mbërthyer deri në thellësinë

E zjarrtë të gjinjve të praruar.

Ajo çka i karakterizon këto vargje në fjalë, është çasti i përjetimit të dashurisë së pastër, që e gjallëron shpirtin edhe në momente kur ndjen lodhjen dhe mërzinë.

Bota poetike e mbushur me shpresë për kohën në të cilën subjekti po shijon freskinë dhe lumturinë në shpirt..

Këtu portretizohet dashuria në atë formë që e kënaq shpirtin, së pari duke përshkruar bukurinë e saj(dashurisë) dhe pastaj duke i sjellur çaste lumturie subjektit.

Që në vargun e parë, subjekti mbushet frymëzim për mallin e tashëm dhe të largët, duke sjell emocion dhe dashuri në çdo kohë.

Ajo që ndjehet më fuqishëm në këtë rast padyshim se është dashuria, e mbjellur me dëshirë dhe që vazhdon të rritet me ndjenjën dhe përkushtimin më të madh se kurrë.

Ndërsa proza e fundit që përbën një prozë epilogu Dorëshkrimi i ringjallur, e plotëson më së miri përfundimin e gjithë prozës poetike Sytë e vetmisë duke ia dhënë prozës poetike një rezyme (përmbyllje), mjaft karakteristike, duke e mbyllur prozën në fjalë me një portretizim të bukur për dashurinë.

(Autori është kandidat për titullin master në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë)

Më Shumë

Shumë fshatra të komunës së Prizrenit po përballen me reduktime të rrymës

Fshatrat Vlashnje, Kobajë, Murademë, Korishë e Grazhdanik, me orë e disa edhe me ditë të tëra pa rrymë elektrike. Rrjeti i amortizuar nuk po...

Benjamin Pavard feston Krishtlindjet në Kosovë me Kleofina Pnishin

Futbollisti francez i Interit, Benjamin Pavard aktualisht ndodhet në Kosovë për festën e Krishtlindjeve. Ai përmes rrjetit social Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet...

Lajmet e Fundit