AAK-ja kërkon postin e nënkryetarit të Kuvendit

Jakup Krasniqi ne mbledhje te kryesise se kuvenditLargimi i deputetes Alma Lama nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, rrezikon ta lë subjektin e Albin Kurtit pa nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Pas rangimit si forca e tretë parlamentare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të kërkojë zëvendësimin e Glauk Konjufcës me ndonjërin nga deputetët e saj. Këtë kërkesë, deputetët e Ramush Haradinajt e mbështesin në Kushtetutën e Kosovës.

Sekretari i AAK-së, deputeti Burim Ramadani, ka thënë të dielën për Tribunën se është e drejtë kushtetuese të kërkohet pozita e nënkryetarit të Kuvendit, ndonëse nuk ka dashur të flasë se kur AAK-ja do ta kërkojë këtë pozitë.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit