3.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Task Force për ndaljen e migrimit ilegal, nuk gjen mbështetje

Emigrant kosovarIdeja për themelimin e një ‘Task Force’, për ta ndalur migrimin ilegal, e prezantuar nga Ministri i Integrimeve Evropiane, nuk gjeti përkrahjen e anëtarëve të Komisionit përkatës, raporton RTK.

Rrustem Mustafa nga PDK-ja thotë se punësimi sezonal mund ta ndalë migrimin.

“Propozimi për krijimin e Task Force është i kot, sepse Task forca është për të shtyrë takimet tutje. Me pëlqej pjesa e dytë për punëtorët sezonal”, tha Mustafa.

Kurse deputeti Ilir Deda, nga Vetëvendosje, thotë se punësimi nuk gjendet në agjendën e Qeverisë.

“As Task Forc nuk mund ta përmirësoj këtë situate. Ekzodi që po ndodhe, është i barabart me një tragjedi. Sepse një popull që e humb shpresën në vendin e vet është shumë brengosëse”, tha Deda.

Ndërsa, Arben Gashi nga LDK, thotë se migrimi eshte duke u ndihmuar edhe nga grupe kriminale.

“Nuk e di cka do të jetë Task Forc, gjykatë, ushtri e polici, apo do jetë një trup këshillimore. Hapat që duhet të ndërmerren, janë hapa për krijim të vendeve të punës dhe hapje të përspektivës zhvillimore”, tha Gashi

Ka disa muaj që shumë kosovarë që ilegalisht po shkojnë drejt vendeve evropiane, me qëllim të një jete më të mirë. Ata po përdorin rrugë nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë për të kaluar në shtetet e BE-së.

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Lajmet e Fundit