3.1 C
Prizren
E shtunë, 17 Prill, 2021

A mund të kthehet Vjosa Osmani në LDK? Flet zyrtari i këtij subjekti

LDK-ja doli si parti e tretë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por çfarë do të ndodhë tani me këtë parti, teksa Isa Mustafa dha dorëheqjen, a do të pranohet një rikthim i Vjosa Osmanit?

Faton Bislimi nga LDK në një intervistë për emisionin “Ballkan” u shpreh se dera është e hapur për Osmanin, pasi keqkuptimet dhe përplasjet i ka pasur me Isa Mustafën që tani është larguar.

“Osmani ka pasur nderin më të madh duke kandiduar në 2019 për kryeministre. Zonja Osmani është në një parti tjetër, nuk e di cili është vendimi dhe vizioni i saj, ajo është rritur politikisht brenda LDK dhe në momentin që e sheh veten si pjesë të LDK-së, këtë duhet ta bëjë vetë dhe besoj se do të gjendet hapësira për cilindo njeri që ka qenë pjesë e LDK-së ka kontribuar brenda LDK-së ti kthehet atij kontributi.

Ne kemi pasur ndarje edhe në 2007, por më pas u bashkua. Gjasat ekzistojë, ka ndodhur në të kaluarën pse mos të ndodhë në të ardhmen. Zonja Osmani e di më mirë secili prej nesh përkrahjen, keqkuptimet kanë qenë kryesisht me kreun dhe një pjesë të lidershipit, jo me anëtarësinë, të cilët pa asnjë mëdyshje kanë përkrahur Osmanin për kryeministre në 2019” tha ai

A ka zyrtarisht kandidatë për kryetar të LDK-së? “Kuvendi i LDK duhet të mbahet 60 ditë nga momenti kur Mustafa dorëzoi dorëheqjen. Ne jemi të bindur se do të përfundojë më herët. Nga konventa e LDK-së do të dalë kryetari dhe kryesia e re e partisë” tha ai.

Por përse i humbi zgjedhjet LDK? “Ka një sërë faktorësh që kanë kontribuar në rënien e LDK-së që nga koha që kishim filluar që ta shihnim në rrugën jo të drejtë, kjo u duk në zgjedhjet lokale të Podujevës, kishin qenë indikatori më i mirë për t’i treguar LDK-së që duhej ndryshuar kursi” përfundoi Faton Bislimi.

Më Shumë

KMDLNj: Të burgosurit në Kosovë meritojnë më shumë vëmendje nga shteti

Që nga shpërthimi i pandemisë e shkaktuar nga COVID–19, njëra prej grupeve më të margjinalizuara që iu janë shkelur të drejtat e njeriut janë...

Tenton ta fus ish- bashkëshorten në veturë, arrestohet i dyshuari nga Suhareka

Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka tentuar ta fus në veturë ish- bashkëshorten e tij. Rasti...

Në Prizren shpërndahen 380 pako ushqimore dhe higjienike për familjen në nevojë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, të premten së bashku me konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Prizren, Serdar Ozaydin dhe...

Nëna në Suharekë kanoset nga djali i saj përmes mesazheve telefonike

Një femër nga fshati Grejkoc i Suharekës ka raportuar se është kanosur nga djali i saj, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë...

Ndërroi jetë veterani i arsimit nga Zymi i Hasit, Ramadan Çollaku

Në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë sot veterani i arsimit, Ramadan Çollaku, nga Zymi i Hasit. I ndjeri ishte arsimtar për rreth 40 vite...

Danimarka e ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”

Danimarka ka ndaluar plotësisht administrimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë “AstraZeneca”, shkaku i shqetësimeve për mpiksje të gjakut, duke u bërë shteti i...

Në Spitalin e Prizrenit, trajtohen 113 pacientë

Sipas raportit të punës, në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 911 pacientë. Nga kjo shifër, 750 raste janë të...

Vaj dhe gaz në aeroport

Hajdar Mallaku (Tregim) Në aeroportin "Adem Jashari" të Prishtinës po e përcillja djalin për në kurbet. Kish qëndruar njëzet ditë në pushim në Kosovë dhe po...

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Sot ka vdekur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Blerim Baruti. I njeri ka qenë zyrtar i lartë në degën e LDK-së në Mitrovicë, ndërsa për...

Mbi 800 gjoba u shqiptuan gjatë të dielës për shkelje të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka gjobitur 835 persona për shkelje të masave anti-COVID. Në njoftimin e Policisë...

Basketbollistet e Bashkimit kalojnë në finale të plejofit

KBF Bashkimi është kualifikuar në finale të plejofit të Superligës së femrave në basketboll. Ekipi nga Prizreni, e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë...

Berati bardhezi

2,800 vjet qytetërim: UNESCO e rendit qytetin jugor karakteristik, mes pasurive të rralla botërore… Historia mijëravjeçare i ka gjurmët të gjalla në strukturën e çative...

Kujt do t’iu konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Koncept-dokumenti parasheh...

Chiellini: Nuk do të vishja asnjëherë një fanellë tjetër

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka folur për mundësinë e largimit nga “Bianconerët”. Në një intervistë për “SkySport”, Chiellini ka folur për të ardhmen e...

Rusia konfirmon prodhimin e vaksinës “Sputnik V” në Serbi

Fondi Rus për Investime Direkte (RFPI) ka njoftuar se në institutin “Torlak” në Beograd, ka nisur prodhimi i vaksinave për COVID-19, “Sputnik V”, shkruan...

Kërkohet hapja e sallave të dasmave nga 10 qershori, sot takohen pronarët e tyre

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, do të bëjë kërkesë që me 10 qershor të hapen sallat e dasmave në Kosovë, si ato...

Lajmet e Fundit