10.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

A po përsëritet historia?

Shkruan:  Zafir Berisha 

Më 1989 kishte prej atyre që thoshin se me ndryshimet Kushtetuese që po bëheshin në atë kohë nuk humbet asgjë Kosova. Duke e parë situatën e ’89 nga sot, të gjithë jemi në një mendje se ato ndryshime, rrënjosen të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Dhe sot ka prej atyre që thonë se me krijimin e Gjykatës që Kosova dhe ndryshimet kushtetuese që pretendohen të ndodhin më 29 maj Kosova nuk do të humbas asgjë.

Këto paralele edhe pse të largëta në kohë, në thelb janë e njëjta gjë. Ndërsa e para privonte të drejtat e shqiptarëve, e dyta po mundohet të njollos vlerën e djemve që luftuan për liri. Të ngresh dorën për të votuar Gjykatën, do të thotë të gjykosh luftën e lavdishme të UÇK-së.

Të ngresh dorën kundër ushtarëve të UÇK-së, është tradhti ndaj vlerave kombëtare dhe civilizuese. Çifligarët në Kuvend miq po mundohen të barazojnë luftën e okupuesve me atë të çlirimtarët. Për të ilustruar atë çfarë po ndodh sot duhet të shkojmë në ngjarjet e viti ’89. Dy forcat që po lejojnë sot krijimin e Gjykatës ngjajnë shumë me dy personazhet kryesor të asaj periudhe.

Njëri grup përfaqësohej nga Ali Shukriu që u thërriste nën petkun e luftës nacional çlirimtare, ndërsa grupi tjetër ndiqte idetë e Raman Morinën, i cili vinte nga bota krimit. A po përsëritet histori? Unë them që po.

Dhe, a kishte në atë kohë deputetë të vendosur që luftuan për të penguar padrejtësinë që po mundoheshin ti bënin peshqesh shqiptarëve. Po kishte. Siç kishte dhe prej atyre që lejuan ndryshimet, po ku janw sot ata deputetë? Ja u them unë. Atyre sot dhe fëmijët i tyre nuk i flasin.

Më Shumë

Kapet burri me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Prizren

Është arrestuar burri në Prizren, me të cilin bashkëjetoi 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila u raportua si e zhdukur nga familja e saj. Policia ka...

Dy gjyqtarë të rinj nisin angazhimin në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë të ditur se Kryetarja e Gjykatës ka pritur në takim dy gjyqtarët e rinj, të cilët nga sot...

Lajmet e Fundit