11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

AAK: Keqpërdorimi i parasë publike nga komuna e Prizrenit ka marrë përmasa serioze

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka akuzuar qeverinë komunale për keqpërdorim të parasë publike përmes aneks kontratave në prokurimin publik. Sipas këtij subjekti politik kjo praktikë ka marrë përmasa serioze, meqë bëhet fjalë për një morri kontratash të tilla.

Sipas degës së AAK-së në Prizren vlera e këtyre aneks kontratave shkon në mbi 200 mijë euro

Në reagimin e AAK-së thuhet se “komuna e Prizrenit në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike edhe Etikës Profesionale, po keqpërdorë paranë publike duke lidhur dhjetra Aneks Kontrata të cilat sipas tyre, tejkalojnë vlerën 200 mijë euro”.

“Si ka mundësi që punët të cilat duhët të planifikohen paraprakisht, del se duhët të plotësohen gjithmonë me punë shtesë për saktësisht 10% të vlerës së kontratës bazë. Për ata që se dinë, 10% është vlera maksimale e lejuar me ligj për dhënje të punëve shtesë pa ofertë të hapur publike (dmth pa kompani konkuruese, me merrëveshje direkte me kompaninë)”, thuhet tutje nga dega e AAK-së në Prizren.

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Nait Hasani konfirmon se do garojë për deputet: Po, do të jem në listë

Nait Hasani ka konfirmuar se do të jetë në listën e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit. Hasani tha për Insajderin se do të garojë...

Lajmet e Fundit