5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

AAK nis me reformën dhe zgjedhjet e brendshme partiake

ramush haradinaj me strukturen e partiseAAK ka vazhduar me takimet e saj për reformën rrënjësore të partisë. Sot Kryesia e këtij subjekti politik ka mbajtur një mbledhje pas së cilës ka lëshuar një komunikatë për media ku bëhet e ditur se do të procedohet me zgjedhjet e brendshme në kuadër të kësaj partie.

Në vijim komunikata e AAK-së:

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar veprimet në kuadër të procesit të brendshëm të reformimit. Në mbledhjen e sotme, Kryesia e AAK-së i është drejtuar me kërkesë të shkruar Këshillit Drejtues për të shpallur zgjedhjet në të gjitha nivelet e organizimit, si dhe me propozim për mbajtjen e Kuvendit të Punës së AAK-së.

Shpallja e zgjedhjeve të brendshme në AAK do të zhvillohet në kuadër të një procesi të gjithmbarshëm të reformave dhe konsolidimit të AAK-së, si parti që synon ndryshimin aq të domosdoshëm në Kosovë, ndërsa Kuvendi i Punës do të diskutojë për propozim-ndryshimet në Statutin e AAK-së.

Kërkesa e shkruar të Kryesisë së AAK-së drejtuar Këshillit Drejtues është bërë në respektim të normave statutare të AAK-së.
Kryesia e AAK-së vlerëson se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin e gjendjes së mjerueshme me të cilën përballet Kosova për çdo ditë. Ndryshimi dhe fuqizimi i AAK-së do të sjellë ndryshim në Kosovë.

Sfondi i procesit reformues

Paraprakisht, gjatë javëve të fundit të vitit 2014, strukturat e AAK-së në të gjitha nivelet kanë debatuar hapur dhe qartë për fillimin e reformave të politikave dhe reformave organizative brenda AAK-së.

Kërkesa për shpalljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e organizimit të AAK-së është rrjedhojë e debatit të zhvilluar në disa mbledhje gjatë muajit dhjetor 2014 të Kryesisë së Zgjeruar të AAK-së, si dhe konkluzioneve dhe vendimeve të nxjerra nga ky organ i AAK-së, bazuar në Nenin 19 dhe Nenin 20, pikat 1 dhe 2 të Statutit të AAK-së.

Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Zgjeruar, të datës 23 dhjetor 2014, është vendosur për themelimin e tri Grupeve Punuese, si trupa përgatitor për zgjedhjet në të gjitha nivelet e organizimit të AAK-së, përkatësisht I) Grupi Punues për Avancimin e Programit dhe Statutit; II) Grupi Punues Organizativ; dhe III) Grupi Punues për Marrëdhënie me Publikun.

Debati për fillimin e procesit zgjedhor ka filluar në mbledhjen e Kryesisë së Zgjeruar, të mbajtur më 1 dhjetor 2014, ndërsa është paraqitur publikisht në tubimin publik të strukturave të AAK-së, më 13 dhjetor 2014.

Më Shumë

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Dy vite pa Illmen Bajrën – KB Bashkimi e kujton figurën dhe kontributin e ti

Sot shënohen dy vite nga ndarja nga jeta e Illmen Bajrës, figurë e respektuar e komunitetit sportiv prizrenas. Klubi i Basketbollit Bashkimi ka përkujtuar...

Lajmet e Fundit