AAK-së i duhen edhe 5 nënshkrime

DonikaKadaj-Bujupi-aak

Janë mbledhur 35 nënshkrime kryesisht të deputeteve të opozitës dhe nevojiten edhe 5 nënshkrime të tjera për të thirrur seancë parlamentare në mënyrë që të procedohet çështja e largimit të qytetarëve të Kosovës.

“Ka edhe nënshkrime të deputetëve të koalicionit… Kjo nuk është çështje partiake është çështje e interesit të vendit,” ka thënë deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.

Kosovës i duhet strategji kombëtare sipas saj, që do të parashihte rekomandime për Qeverinë për hapjen e vendeve të reja të punës, dhe lidhet drejtpërdrejtë me mirëqenien e qytetarëve.

Arsyet për largim nga Kosova Donika Kadaj-Bujupi është shprehur se janë në të shumtën e rasteve kushtet ekonomike, dhe se “nëse jeni kualifikuar nuk mund të gjeni vend pune, edhe nëse keni tokë bujqësore nuk mbështeteni për t’a punuar, nëse sëmureni nuk mund të trajtoheni pa para, fëmiut nuk mund t’i ofrohet një arsim cilësor.”

Në një intervistë për RTK, Donika Kadaj-Bujupi, ka ftuar qytetarët të mos largohen duke shtuar se nuk ka perspektivë në perëndim në këtë fazë, dhe se janë këta qytetarë që duhet të ndihmojnë ndryshimin në këtë vend.

Ajo ka vlerësuar se vendi po përballet me sfida dhe situatë të jashtëzakonshme duke kërkuar që të kthehen në javën e parë të janarit, edhe pse pushimi deri më 19 janar thotë se është i bazuar në rregullore.

Duke folur edhe për kontratën kolektive ka vlerësuar se duhet të zbatohet në përgjithësi, edhe për sektorin privat dhe punëtorët e tjerë.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Amarildo Bakaj demolon Ivanoviqin – fitore me nokaut në raundin e dytë

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse në MHP Arena të Ludwigsburgut, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë...

Lajmet e Fundit