Deputetët e blinduar

Kuvendi Kosoves14-08Nuk janë vetëm drejtuesit e shtetit, kryetarët e komunave, liderët partiakë e ministrat e Qeverisë, ata që shoqërohen me truproje e lëvizin me vetura të blinduara, por janë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, që nuk ia lëshojnë rrugën lidershpit.

Madje, ata deri në Kuvend shkojnë me vetura të blinduara dhe kanë shoferë personalë, për të cilët askush nuk e di sa paguhen dhe kush i paguan.

Ndonëse asnjëri prej këtyre deputetëve nuk pranon se kanë të angazhuar shoferë privatë, megjithatë ajo që dihet është se gjatë seancave plenare dhe punës nëpër komisione, disa deputetë të Kuvendit shihen tek vijnë në Kuvend të shoqëruar nga vozitësit e tyre.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, kryetarit të Kuvendit i takon që t’i ketë në shërbim dy vetura zyrtare me nga dy shoferë gjatë gjithë 24 orëve, derisa edhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit iu takon ta kenë nga një shofer në dispozicion, të cilët paguhen nga buxheti i Kuvendit, por kjo nuk është e paraparë edhe për deputetët e legjislativit./zeri/

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Totaj raporton para qytetarëve për punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të organizojë takimin e parë publik me qytetarë për raportimin e punës së gjashtëmujorit të parë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit