18.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Abetarja e mësuesit që synonte pastrimin e shqipes

Panairi i librit 2014-Abetarja e mesuesitTajar Hatipi në vitin 1968 do të shkruante Abetaren shqipe për nxënësit e Kosovës. Të dërguarit si mësues nga Shqipëria në Kosovë në vitin 1942, Abetarja i është ribotuar në vitin 2013 me të njëjtin titull “Abetare për vjetin e parë t’arsimit të të rriturve”. Kjo vepër e tij që ka kontribuar që fëmijët e asaj kohe t’i përvetësojnë shkronjat shqipe së bashku me prozën “Buni”, janë promovuar mbrëmjen e së premtes në kuadër të Panairit të Librit “Prishtina 2014” në një vepër me titull “Metodika”. Sipas profesorit universitar, Tahir Syla, Hatipi ishte një mësues, pedagog e redaktor i dhënë shumë pas punës që bënte.

“Punonte me vetëmohim”, ka thënë ai teksa ka vlerësuar lart kontributin e Hatipit sa i përket kulturës shqiptare në përgjithësi. Për të gjeneratat që e njohën ishin me fat. Nga Shtëpia Botuese “Saraçi”, që ka botuar librin, ka folur nipi i tij, Heral Saraçi. Sipas tij ky botim është i një rëndësie të veçantë, sepse përfshihet Abetarja e Hatipit së bashku me njërën nga prozat e tij.

“Puna e tij synon pastrimin e gjuhës shqipe”, ka thënë nipi i Hatipit. Sipas tij e folmja e mësuesit dallonte shumë nga të tjerët.
“Për këtë ai është stilist i gjuhës shqipe”, ka thënë Saraçi. Ndërsa nipi tjetër, Vërshim Hatipi, ka falënderuar botuesin dhe të pranishmit për organizimin.

“Duke e parë që ka qenë i respektuar nga të gjithë nuk kemi punuar për krijimtarinë e tij. Por një gjë e tillë është e nevojshme”, ka thënë ai. Për kryetarin e Shoqatës së Botuesve, Daut Demaku, i cili ishte edhe koleg pune me autorin e Abetares, Hatipi ishte një mik, koleg e shok i vërtetë.

“Sa herë që kishin ndonjë dilemë për ndonjë fjalë pyesnim profesorin dhe ashtu siç thoshte ai dilte të jetë”, ka thënë Demaku, shkruan Koha Ditore.

Koha Ditore në shtojcën për Kulturë ka edhe shkrimet “Ilirët? Këta ngatërrestarë” të Moikom Zeqos, “Kosova zgjeron fushëveprimin ndërkombëtar për tolerancë ndërfetare” të Stepehn Schwarz, “Koreografia urbanistike” të Xhelal Llonçarit , shkrime të gjëra nga aktivitetet në Panairin 16- të Librit dhe artikuj e vështrime të tjera për artin dhe kulturën në përgjithësi.

Më Shumë

Arrestohen dy të dyshuarit për tentim-vrasje në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren. Ata dyshohen për rastin e tentim-vrasjes që pati ndodhur para dy ditësh. "Më 11.05.2024 lidhur me rastin janë arrestuar dy...

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Lajmet e Fundit