27.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Ablelard Tahiri: Kurti po tenton ta fus edhe Mamushën në Asociacion, që të thotë se nuk është një etnik

Tahiri ka komentuar planin gjashtë pikësh që e propozoi kryeministri i Kosovës Albin Kuti, në Kuvendin e Kosovës si parakusht për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Tahirit, Kurti tashmë ka marrë drejtim për themelimin e këtij Asociacioni e për të cilin, ka thënë se do të jetë i dëmshëm.

Për herë të parë ai ka thënë se Kurti po mundohet ta kamufloj emërtimin e Bashkësisë së Komunave Serbe të Kosovës, duke e futur edhe komunën e Mamushës si pjesë të Asociacionit.

E për këtë, ai ka vlerësuar se Kurti do ta bëjë këtë duke thënë se Asociacion nuk është mono etnik.

Sipas tij, kjo nuk është kërkesë e ndërkombëtarëve, por e vet Kurtit që ta “shet” në opinion si Asociacion i themeluar nga Qeveria e Kosovës e që nuk është një etnik.

Pa njohje reciproke, sipas tij, PDK nuk do të ketë votë në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes finale.

Sipas shefit të deputetëve të PDK-së, në rast se Kurti nënshkruan marrëveshje pa njohje, do të krijohet një status quo i ri për Kosovën në dhjetë vitet e ardhshme.

Tahiri ka folur edhe për rastin e përqafimit me ambasadorin Martin Berishajn gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar për energjinë.

Abelard Tahiri kë thënë në Blic InterView se ka qenë hera e parë që e ka takuar Berishajn ndonjëherë.

Ai ka thënë se, as Hashim Thaçi si kryeministër e president, e as Kadri Veseli, si kryetar i PDK-së, kurrë nuk e kanë takuar Martin Berishajn.

Aferën e tij, e ka quajtur rajonale dhe së shpejti ka thënë se do të ketë një kallëzim penal ndaj tij për thyerje të betimit dhe deklarata të rreme.

Në aferën Berishaj, Tahiri dyshon që përveç Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, mund të jenë të përfshirë edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Tahiri ka folur edhe për tatimin në pronë, koeficientin prej 105 eurove të caktuar nga Qeveria dhe tema të tjera.

Më Shumë

Superkupa në hendboll i takon Rahovecit

Superkupën e Kosovës në hendboll për edicionin 2025 e ka fituar Rahoveci, pas një dueli dramatik ndaj Kastriotit. Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma...

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Lajmet e Fundit