8.9 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Abrashi: PDK-ja në Prizren, peng i autokracisë së Thaçit

AdnanAbrashiAnalisti politik, Adnan Abrashi, vlerëson se PDK-ja në Prizren është bërë peng i vendimmarrjes autokratike. Sipas tij,lufta e brendshme për të zgjedhur kryetarin e Degës dhe kandidatin për kryetar të Prizrenit, është dëshmia më e mirë që brenda këtij subjekti politik mbretëron autokracia që ka instaluar lideri Hashim Thaçi.“Çështjen e luftës së brendshme të PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të Degës dhe kandidatin për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e 3 nëntorit, në rend të parë unë e shoh si një dëshmi flagrante e vendimmarrjes autokratike që kaherë mbretëron në këtë parti”, tha Abrashi për “PrizrenPress”.

Ai tha se në këtë subjekt politik me çdo kusht zbatohet vetëm vullneti i liderit të partisë.“Aty me çdo kusht duhet të zbatohet vetëm vullneti, si propozim në këtë rast, i liderit të partisë, pa marrë parasysh vullnetin e strukturave legale të kësaj dege”, vlerëson ai.

Analisti Abrashi nuk mendon se brenda PDK-së në Prizren, ekzistojnë fraksione të ndryshme.”Aspak nuk mund të thuhet se brenda Degës së PDK-së në Prizren, ka fraksione apo grupacione serioze politike siç shkruhet në media dhe komentohet nga analistët. Së paku jo aq transparente që do të kishin pasur guxim dhe kaçik të dalin aq hapur kundër vullnetit autokratik të Hashim Thaçit”, tha Abrashi.

Sipas tij, tërë kjo situatë është kryekëput në dorën e Hashim Thaçit. “Kjo situatë është në dorën e Thaçit, si autoritet i pakontestueshëm, dhe strategjive taktizuese që planifikohen nga ai”, shprehet ai.

Sipas tij, për shkak autokracisë së Thaçit, anëtarët dhe Kryesia e PDK-së në Prizren, është e painformuar rreth zgjedhjes së kryetarit të Degës dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit.

“ Edhe pse në opinion kanë qarkullua shumë emra si kandidat të mundshëm dhe të vetëshpallur për kryetar të Degës dhe kryetar të Komunës në zgjedhjet e 3 nëntorit, mendoj se as anëtarët e Kryesisë më të ngushtë nuk e kanë ditur dhe ende nuk e dinë saktësisht kandidatin e vërtetë”, tha Abrashi.
Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të Degës së PDK-së në Prizren dhe kandidati për kryetar të Prizrenit, do të jetë befasi për të gjithë.

“Sikur kryetari i Degës së PDK-së, ashtu edhe kandidati për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të jenë një befasi për të gjithë ne?!”, tha Abrashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

1.5 milion euro investime të reja infrastrukturore në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nënshkruan një memorandum...

Lajmet e Fundit