Adelina energjike, nuk di të ndalet

Adelina EminiEdhe pse ka arritur që përmes këngës të radhitet ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë, këngëtarja Adelina Emini nuk kënaqet me kaq.

Ajo përveç se është diplomuar dhe ka magjistruar në degën e Marketingut, i është përveshur studimeve për doktoraturë, synim ky që edhe vetë këngëtarja tregon se në këtë nivel të studimeve kërkon kohë, angazhim e përkushtim maksimal.

“Përveç punës së përditshme të cilën e bëj me shumë kënaqësi në fushën e marketingut në RTK, po ashtu në këtë periudhë jam shumë e angazhuar dhe me ligjërata, e punime të cilat më duhet t’i punoj për studime të doktoratës.

Ngritja profesionale për mua zë vendin e parë, e sigurisht që të merr shumë kohë e energji, andaj edhe i jam përkushtuar maksimalisht , shpresoj që do t’ia dal mbarë ashtu siç ia kam vënë synim vetes”, ka thënë këngëtarja në fillim të bisedës../tribuna/

Më Shumë

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit