4.2 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Adelina Ismaili, “kërcënon” politikanët dhe biznesmenët

“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendës – ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj. Kurrë nuk do ta besoja që për këtë vrimë tek e cila nuk keni qasje, do të shkaktonit kaq shumë shkatërrime. Po ta dija, do ta lyeja në ar”– janë këto disa prej rreshtave të shkëputura nga statusi më i fundit në Facebook që ka publikuar këngëtarja Adelina Ismaili, ku shpreh hapur mllefin për politikanët dhe biznesmenët.

Këngëtarja në fjalë nuk ka mundur të heshtë më gjatë, duke shprehur revoltimin e saj ndaj të gjithë atyre të cilët duan me patjetër të prishin imazhin që ka ndërtuar me mund.

Ajo shprehet më tej se është e “pafuqishme” t’i luftojë ata të cilët në çdo formë kanë tentuar që të bëhet dashnorja e tyre, duke e shantazhuar pafund.

E “lodhur” prej tyre, Adelina bën thirrje se nëse ekziston ndonjë video apo inçizim diskreditues la ta publikojnë dhe t’i japin fund njëherë e mirë kësaj gënjeshtre të madhe, në të kundërt do jetë vetë ajo që do të thyjë heshtjen 20 – vjeçare. “Po s`folët, do të flas. “Ndaloni gënjeshtrat për mua ose do fillloj të flas të vërtetën tuaj” – përfundon Adelina Ismaili.

Më Shumë

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Lajmet e Fundit