Elvana Gjata, gati kënga e re “Love me”

“Love me” quhet kënga e re që do të publikohet këto ditë nga Elvana Gjata. Kjo këngë pritet të jetë padiskutim hiti i kësaj vere. Një punë që bën diferencën në stil nga gjithë këngët që janë prezantuar deri tani nga artistë të ndryshëm.

Elvana tha për www.tvklan.al se xhirimet e “Love me ” sapo kanë përfunduar dhe gjithçka ka shkuar siç ajo kishte dashur për këtë projekt muzikor. Stili që ajo do të sjellë në këtë klip është komplet ndryshe nga sa jeni mësuar ta shikoni deri tani.

Ajo që bie në sy është fakti se vetëm disa ditë më parë Gjata krijoi hashtagun #lovemeloveme në Instagram dhe tashme ai i ka kaluar mbi 7 mijë postime. Kjo do të thotë se fansat janë duke pritur me padurim punën më të fundit nga këngëtarja e hitit “Kuq e zi je ti”.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit