Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë dje ka njoftuar se nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, kurse gjatë kësaj periudhe është shënuar 1 viktimë.

Numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar mbi 6 mijë e 800.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. “Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit