0.1 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Afërdita Morina- Biffar shqiptarja që “ia bëri letrat” gjermanit, tash synon të bëhet deputete

Në kohën kur shumë të rinj shqiptar synonin Evropën dhe “pajisjen me letra” me evropiane apo evropianë, ajo ka bërë të kundërtën. E ka ndalur ushtarakun gjerman në Kosovë, e ka pajisur “me letra” dhe e ka bërë qytetar të Republikës së Kosovës.

Afërdita Morina – Biffar, një gazetare e njohur nga Prizreni e do qytetin e saj, vendlindjen, Republikën e Kosovës më shumë se çdo gjë tjetër. Ajo është martuar me ish-ushtarakun Ulrich Biffar.

Ushtaraku gjerman Ulrich Biffar, që ditën e parë kur ka hyrë në Prizren me trupat gjermane ka nënshkruar “kapitullimin” e tij shpirtëror, ia ka falur zemrën një femra shqiptare, Aferditës.

Ata sot jetojnë në Prizren dhe kanë kurorëzuar dashurinë dhe martësën e tyre me djalin Florianin.

Afërdita Morina – Biffar është e njohur për guximin e saj profesional e intelektual qysh herët, tash e sa vjet. Ka profilizuar mendimin e vet politik dhe nuk ka lëvizur prej aty, përkundër sfidave që I kanë dalë përpara.

Ka qenë dhe vazhdon të mbetet një zë I fuqishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren.

Në paraqitjet dhe në shkrimet e saja të shpeshta në mediumet lokale në Prizren por edhe në ato qendrore, Afërdita Morian – Biffar ka artikuluar qartë mendimin e saj. I ka quajtur me emër e mbiemër, dallkaukë ata që e kanë shkatërruar qytetin e bukur të Prizrenit dhe Republikën e Kosovës.

548328_3759523941634_1983017612_n.jpg

Por Afërdita nuk është ndalur me kaq.

Ajo mw 14 shkurt synon të bëhet deputete e Republikës së Kosovës.

Pasi ka marrë përkrahjen e plotë të Degës së LDK-së në Prizren, ka marrë poashtu edhe përkrahjen e fuqishme të Kryesisë Qendrore dhe të liderit të LDK-së Isa Mustafës.

Afërdita Morina Biffar mban numrin 84.

E pyetur se çka ë shtyn atë të merret me politikë, kur e ka jetën e saj të rehatshme e të siguruar, ajo thotë: “Unë nuk jam mirë kur nuk është mirë qyteti im Prizreni. Unë nuk jam mirë kur nuk është mirë shteti im Republika e Kosovës! Unë dua të bëj më shumë për Prizrenin dhe për vendin tim Republikën e Kosovës. Prandaj kërkoj votën tuaj, Do të jem zë I fuqishëm në Parlamentin e Kosovës” thotë Afërdia Morina Biffar për Botapress.

Dita e votimit është shumë afër !

Votoni Afërdita Morina – Biffar, nr. 84!

Hapësirë e sponsorizuar

Më Shumë

Fatos Kongoli sot feston ditëlindjen e 81-të, ndër përfaqësuesit më të mirë të letërsisë shqipe

Fatos Kongoli lindi më 12 janar 1944 në Elbasan dhe sot feston ditëlindjen e 81-të. Ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mirë...

PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgjedhjet e Përgjithshme, në një atmosferë madhështore, në mesin e mijëra përkrahësve. Kryetari i PDK-së,...

Lajmet e Fundit