9.6 C
Prizren
E martë, 25 Shkurt, 2025

Agim Veliu: S’ka prishje të koalicionit me Vetëvendosjen

agim veliuAnëtari i Kryesisë së LDK’së, Agim Veliu, ka thënë për Gazetën Express se s’ka kurrfarë vendimi sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen. Ai ka mohuar mundësinë që LDK të marrë një vendim të tillë duke thënë se kjo parti po angazhohet për të ecur më tutje e jo për t’i prishur aleancat e ndërtuara pas zgjedhjeve.

“Jemi duke biseduar për të gjetur zgjidhje e jo për të prishur diçka”, ka thënë ai. Edhe anëtari tjetër i Kryesisë së LDK’së, Kujtim Shala, ka thënë se s’ka asgjë të vërtetë sa i përket mundësisë së prishjes së koalicionit me Vetëvendosjen. “Është mashtrim”, ka thënë ai.

Veç kësaj, Shala ka sqaruar se për sot LDK nuk ka paraparë asnjë mbledhje të Kryesisë. “Për sot nuk është lajmëruar asnjë mbledhje se më kishin tregu”, ka shtuar ai. Për mundësinë e prishjes së koalicionit të LDK’së me Vetëvendosjen ka folur dje anëtari tjetër i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, i cili ka replikuar me Albin Kurtit. Ky i fundit kishte thënë se LDK, AAK dhe NSIMA janë hajna të ligës së dytë pas PDK’së.

Më Shumë

12-shja e Kosovës kundër Azerbajxhanit

Sonte Kosova do të përballet me Azerbajxhanin, në një sfidë shumë të rëndësishme për Dardanët. Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet pas stërvitjes së...

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë takohet në Prizren me përfaqësuesit e komuniteteve jo-shumicë

Përfaqësuesit politikë të komuniteteve jo-shumicë janë takuar në Prizren me Shefin e  Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Kryetari i PREBK-së, Albert Kinolli...

Lajmet e Fundit