Ajax ‘konfirmon’ shitjen e Van de Beek, por ku po shkon lojtari?

Ajaxi i Amsterdamit po përgatitet për shitjen e Donny van de Beek. Trajneri i “harkëtarëve”, Erik ten Hag, pranon se ka pasur “disa zhvillime” rreth një mesfushori, i cili ka qenë i lidhur me Manchester United dhe Barcelonën.

Gjigantët holandezë janë të vetëdijshëm se gjithmonë do ta kenë të vështirë të mbajnë talentet e tyre, pasi ofertat që vijnë për ta janë të parezistueshme.

Mjafton të kujtojmë arkëtimet që u siguruan nga shitja e dy talenteve de Jong dhe de Ligt vitin e kaluar, respektivisht te Barcelona dhe Juventusi, pa harruar dhe transferimin e Ziyech te Chelsea këtë verë.

Për 23-vjeçarin Van de Beek, ka pasur interesim konkret nga Barcelona dhe Manchester United, por nga raportimet e fundit mësohet se destinacioni i tij do të jetë “Old Trafford”.

Gjithsesi, Barça mbetet rivale e fortë, pasi mesfushori mund të ndikohet nga Roland Koeman, trajneri holandez i Blaugranave, që do të ishte i gatshëm t’i jepte një rol lideri krah Frenkie de Jong.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit