Ulërima e Ibrahimovic: Këtu për Milanin e madh, unë s’jam maskotë!

10 gola në 18 ndeshje, Zlatan Ibrahimovic ende shënon dhe është i rëndësishëm. Milani e kishte të qartë rolin e sulmuesit në paraqitjen e bërë nga janari dhe sidomos pas rikthimit të futbollit. Kështu rinovimi ka ardhur, edhe pse “lojërat” nuk munguan.

Not just a mascot: Ibrahimovic off the mark in AC Milan friendlyIbra, pas nënshkrimit të kontratës së re të Milanit, ka thënë edhe fjalët e para: “Doja të rikthehesha në shtëpi. Tani mund të fillojmë të punojmë për të sjellë rezultate edhe më të mira. Siç e kam thënë gjithmonë, unë nuk jam këtu për të qenë një maskotë, por për të sjellë rezultate, për të kthyer Milanin aty ku duhet të jetë.

Kishim gjashtë muaj të shkëlqyeshëm, por nuk kemi fituar asgjë ende. Tani kemi shansin të punojmë nga fillimi dhe të bëjmë sakrifica që të arrijmë objektivat tona. Ndihem në formë të mirë.

Shpresoj që t’i shikoj shpejt tifozët në stadium, pasi ekipi ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe ne duam t’i bëjmë ata të kërcejnë nga gëzimi. Forca Milan, gjithmonë”.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Lajmet e Fundit