2.2 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Ajo ishte 6 vjeç kur pa të atin të varur në mes të Shkodrës, një vëlla në Paris i’a vrau Sigurimi”/ Historia tragjike e familjes Marashi

Memorie.al/ Ishte vetëm 6-vjeç, mosha kur krijon kujtimet e para, kur Albina Marashi (Pervizi) do të nguliste në sytë e memories së saj, kujtimin më të tmerrshëm; atë të varjes së babait të saj, majorit Llesh Marashi, nga komunistët e sapoardhur në pushtet. Që nga ai moment, jeta e saj do të ishte një rrugëtim vuajtjeje nëpër kampe internimi, por edhe një akt qëndrese ndaj komunizmit të egër.

Albina Marashi, e cila u martua me një tjetër të internuar politik, Genc Pervizin, djalin e Prenk Pervizit, gjatë kohës që ishte në internim. Në 6 janar 2020, në New York, u nda nga jeta zoja Albina Marashi Pervizi, një viktimë dhe heroinë e kampeve të internimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Albina Marashi – Pervizi, ishte vajzë e parafundit e major Llesh Marashit, me tre vllazën dhe nji motër ma të vogël. Në maj t? vitit 1945, familja e tyre do t? internohesh në Berat, ku Albina do t? ishte vet?m gjashtë vjeçe. Me kapjen e arrestimin e Llesh Marashit, familja Marashi lirohet, k?shtu ajo në moshë t? njom? fëminore, do t? ishte e pranishme në varjen e atit t? saj, n? mes t? qytetit t? Shkodr?s, tue pësue nji tronditje t? madhe, dhe nj? traum? q? do kthente n? forc? p?rball? s? keqes…!

Qysh at? çast në shpirtin e vajz?s, do t? lindte urrejtja për ata që i kishin vra babën. N’ato kushte t? v?shtira, familja qëndron në Shkodër, ku ajo me shum? v?sht?rsi mund t? vazhdojë shkollën e t? mbaroj? gjimnazin.

Në vitin 1955, do t? arratiseshin dy vllaznit e saj: Alfredi dhe Rudolfi, kurse i treti Eduardi, do t? përfundonte në burg. Pra, s?rish pa mbush? 17 vitet, Albina s? bashku me nan?n e saj, do t? nisnin internimin e dyt? tashm? n? Fermën “Çlirimi”, në rrethin e Fierit, nd?rsa e motra, Xhina do t? martohej e re nd?r Pistullor?t e Shkodrës.

Si vajz? e internueme, Albina do t? përfshihej në punët e rënda e t? detyrueme të bujqësis? deri në vitin 1958, ndërkohë q? do t? fejohej me Genc Pervizin, djalin e dytë të gjeneral Prenk Pervizit, (ish-Komandant i Mbrojtjes Kombëtare në vitet 1943-’44, i arratisur nga Shqipëria dhe me banim në Belgjikë) dhe do t? transferohej n? Gradishtë të Lushnjes, ku n? nji vorfni ekstreme do t? bëhej edhe martesa e tyne.

Burrë e grue u p?rball?n me punët e rënda të bujqësisë, me nji forcë të madhe shpirtërore dhe dinjitet t? nalt?. Edhe pse n? nj? kamp internimi, ajo do t? ishte nana e gjashtë fëmijëve, dy vajzave dhe katër djemve. I shoqi, Genci do t? vazhdonte n? internim t? pafundm?. Mbas 10 vitesh burg, ai s’do t? lejohej të lëvizte kurr? nga kampi dhe baltat e famshme t? Gradishtës së Lushnjes ku ishin të internuar familjarisht.

Sot, përshkrimi i asaj periudhe, duket si diçka normale, ndërsa gjendja e familjes Pervizi ishte tejet e rëndueme. Trajtimi i keq, mbajtja gjithë koh?s nën kontroll, presionet e Deg?s s? Punëve të Brendshme, varfënia ekstreme. Por ata, k?t gjendje e përballen me vendosm?ri e krenari, për mos me i’u mposht? kurrë se keqes. Nga fundi i viteve ’70-të, n? Gradishtë u ba nji seri arrestimesh nga Sigurimi i Shtetit dhe kudo nisi t? mbretëronte klima e pasigurisë.

Në Gradishtë jetonin edhe nana e Gencit, Ana, e shoqja e gjeneralit Prenk Pervizi, djali i madh, ushtaraku Valetin Pervizi, (i diplomuar në Itali si ushtarak), kurse djali i tretë, Leka, jetonte i internuem n? Pluk, afër Lushnjës.

Në këto kushte terrori e frike, Albinës iu bë nji gjyq para popullit, duke e demaskue pse fliste në fushë kundër partisë dhe shtetit. Ky demaskim ishte një? presion i hap?t mbi burrat e familjes, Gencin e Valentinin. Nuk vonoi, u demaskua edhe kunata e saj, gruaja e Lekës, Gjuliana, apo Beba, siç njihej ajo nga të gjithë të internuarit. T? dyja grat? kurajoze e krenare q?ndruen t? pamposhtura edhe në k?të rast.

Albina, ishte grua me zem?r t? madhe e shpirt t? bardh?. Energjike e palodhur, nënë shembullore, e arsyeshme dhe e ndjeshme edhe n’ato kushte tmerrësisht të vështira i rriti me kujdes e sakrifica, me mundime dhe p?rkushtim, me vlera dhe dashuri gjasht? f?mij?t e saj.

Me forcën e krahëve po edhe t? krenaris? s? mal?sores stoike, ajo s’u lig?shtua kurr?, as n? kampet e vuajtjes as në kanalet e k?net?n e Myzeqes?, ku të internuemit ishin p?rcaktue rob?r t? p?rjetsh?m pune dhe n?nshtrimi.

Ndërkohë jeta e saj p?son trauma e drama t? pafundme. Agjentët e Sigurimit të Shtetit, i vrasin në Paris, vëllanë e madh, Alfredin. Nd?rkoh? vëllait në burg, Eduardit, i presin t? dyja këmbët dhe e lirojn?. Mbas pak koh?sh vdes, e prej d?shp?rimi i vdes edhe nana. Diktatura e kishte realizue n? m?nyr? shembullore, masakrimin e familjes Marashi.

Kur pritesh t? g?zonte ndonjë dit? lirie mbas rr?zimit t? Murit t? Berlinit, i vdes edhe i shoqi, Genci, n? prill 1989, mbas nji jete me 42 vite burg e internime. Edhe k?tu shfaqet s?rish ana makabre e diktatur?s dhe shpirtligësia komuniste arrin kulmin, sepse Lekës, v?llait t? vog?l t? Gencit q? jetonte n? Plug, mezi i dhan? pak or? leje veç të shkonte e të vinte brenda ditës, pa i dhan? mund?si të merrte pjesë në varrimin e t? vëllait.

Këto rrethana të tregueme sot thjesht si njohuri, fshehin n? vetvedi, tragjedinë e nji gruaje t? thjesht? si Albina Pervizi – Marashi, po d?shmojn? dram?n e gjith? të internuemve dhe të burgosunve politik? të Shqipërisë, nën regjimin komunist diktatorial monstruoz të Enver Hoxhës.

At? terror që mbretëronte kudo, nën të cilin ishe i detyruem të jetoje, t? punoje e t? rrisje f?mij? t? pashkolluem, nën diktatin e komunist, që i kishin vue q?llim vetes me asgjesue familjet ma të nderueme të Shqipnisë, duke i trajtue si robër, si skllevër, si bujkrobër.

Albina Marashi Pervizi, ishte dhe mbeti nji vajzë e grua krenare, energjike e stoike, guximtare dhe e pap?rkulun. Me vendosmëni të pashoqe, u bë shembull qëndrese dhe përballimi e vuajtjeve, survejimeve dhe sakrificave.

Sigurisht një viktimë ndër mija viktimash të shumta, po sigurisht një heroinë midis heroinave si shum? vajza dhe gra të internueme, mes t? cilave Albina, spikaste me shpirtin e saj t? pamposhtur, si një Nor? e vërtetë Kelmendi.

Fëmijët e saj, gjithë familja Pervizi, ruajnë respektin, nderimin dhe kujtimin e saj, si njeri i dashtun dhe i sakrifikuar, si grua e nanë shembullore, që do t? mbetet e paharrueme në historin? e k?saj familje.

Nga Dashnor Kaloçi

Më Shumë

Kryetari Xheladini dhe kryesuesja Skeraj reagojnë pas ndodhive në seancën e Kuvendit të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Arijeta Skeraj përmes një reagimi publik kanë dhënë sqarime lidhur me...

Sot vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se në mëngjes...

Lajmet e Fundit