Aksident i rëndë trafiku në Grazhdanik të Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala”, në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin  e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Policisë së Kosovës, nga përplasja janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa dy persona kanë pësuar lëndime trupore – ngasësi i motoçikletës dhe një pasagjer në veturë.

Për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve, ngasësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas mjekut kujdestar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Njësitet e trafikut rajonal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë në rrugë.

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Lajmet e Fundit