Aksident i rëndë trafiku në Prizren, 16 vjeçari godet me veturë biçiklistin

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një veturë ka goditur një biçiklist. I dyshuari që lëvizte me veturë, sipas burimeve të Sinjalit është një 16-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në orën 19:00, kur i mituri ka goditur biçiklistin 37-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

 

 

Për shkak të gjendjes së keqësuar shëndetësore, viktima është transferuar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori për të mitur, i cili ka dhënë urdhër që të iniciohet rasti ‘aksident me lëndime të rënda’. /GazetaSinjali/

Më Shumë

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit