Aksident në fshatin Gjonaj të Hasit

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Hasit.

Policia njofton për një të lënduar.

“Për derisa ngasësi mashkull kosovar ishte duke drejtuar veturën me targa vendore, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës humb kontrollin mbi veturë duke goditur anësoren e rrugës”, njofton Policia e Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar pasagjeri, viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku edhe vazhdon të kurohet”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit