10.5 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Aksident në Prizren/ E godet me veturë derisa ishte duke bërë kthim prapa

Sot rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident përball një marketi në Prizren.

Derisa shoferi 23-vjeçar L.H., ishte duke bërë kthim prapa e godet këmbësorin i cili ishte menaxheri i këtij marketi.

23-vjeçari ishte duke vozitur me makinën e tipit Wolswagen Passat me targa të panjohura.

Duke lëvizur mbrapa me veturë për ta parkuar në parkingun e marketit, gjatë këtij veprimi i dyshuari me pjesën e pasme të veturës e godet këmbësorin i cili ishte duke e rregulluar mallin.

Këmbësori ka marrë lëndime trupore, i njëjti ka kërkuar ndihmë në Qendrën Mjekësore më të afërt të Prizrenit, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Zyrtar nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e kanë hetuar rastin duke intervistuar të dyshuarin, të cilët e kanë bërë verifikimin e automjetit të tij. Rasti është iniciuar si “Lëndim i Lehtë Trupor”.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të shkon në procedurë te rregullt dhe dërgohet në Gjykatën për Kundërvajtje.

/GazetaSinjali/

Më Shumë

Liria e pandalshme nën drejtimin e Ismet Munishit

Liria e Prizrenit po kalon një moment të artë në Ligën e Parë të Kosovës, duke regjistruar tri fitore radhazi nën drejtimin e trajnerit...

Zyrtare: Glauk Konjufca, kandidat për president

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Glauk Konjufca është kandidat i tyre për president. Njoftimi i plotë: Zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, që erdhën si rezultat i...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit