11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Aksident në Rahovec, ka të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar është regjistruar pasditen e sotme në Rahovec.

Rastin e ka bërë të ditur Nusret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tipit BMW 320 D, e që ishte duke qarkulluar në aksin rrugorë Rahovec- Malishevë, me të arritur në rrugën “Shkodrani” në dalje të qytetit të Rahovecit, nuk e ka mbajtur shiritin e djathtë të lëvizjes dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës, fillimisht me pjesën e parë ballore të majtë është përplasur për mbrojtëse metalike të rrugës, ku papritmas me pjesën e parë ballore te majtë, e ka goditur në pjesën e parë ballore të djathtë automjeti Mercedes, i cili ishte duke qarkulluar në drejtimin e kundërt, me këtë rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjete, lëndime trupore pësojnë dy drejtuesit e automjeteve të larte shënuar”, ka thënë ai.

Tutje, Gjurkaj ka bërë të ditur se të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

“Të lënduarve fillimisht u është ofruar ndihma e parë nga mjekët QKMF-së në Rahovec, më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë. Drejtuesi i automjetit Mercedes ka pësuar frakturë trupore, sipas mjekëve kujdestar, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë dhe ka mbetur për shërim të mëtutjeshëm, ndërsa drejtuesi i automjetit BMW, ka pësuar lëndime jo të rënda trupore dhe ka mbetur për trajtim mjekësor në spital”, ka thënë ai.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media

Më Shumë

Zjarr i madh në Prizren, shpërthen në rrugën “Janina”

Në orët e mbrëmjes të së premtes, është raportuar për një zjarr të madh në Prizren. Sipas raportimeve të para, zjarri ka shpërthyer në...

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Prizren – fitore spektakolare ndaj Prishtinës

Vashat e Bashkimit shënuan një fitore të jashtëzakonshme 104:58 ndaj Prishtinës në një ndeshje të xhiros së 18-të të Superligës së Femrave, e zhvilluar në...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit