Aksident te Rruga e Kombit, një e vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Rrugën e Kombit, mëngjesin e sotëm. Viktimë ka mbetur një grua dhe janë plagosur dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Milot-Rrëshen në afërsi të Milotit. Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, Jani Loqi.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën Gjela Lleshi, 65 vjeçe, e cila ishte pasagjerë në një nga mjetet. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./Abcnew.al/

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Lajmet e Fundit