3.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Aksident tragjik në Bullgari, së paku 46 të vdekur

Të paktën 46 persona, shumica prej tyre nga Maqedonia e Veriut, raportohet se kanë vdekur pasi një autobus është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.

Mediat raportojnë se në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, ndërkaq aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Siç raportohet në media disa persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në spital.

Për aksidentin tragjik ka shkruar edhe komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

“Lajm i tmerrshëm aksidenti tragjik në Bullgari në orët e hershme të mëngjesit. Ngushëllime familjeve dhe miqve të viktimave si dhe qytetarëve dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Varhelyi

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

S’iu përgjigj thirrjeve të familjarëve, gjendet i vdekur një 81-vjeçar në Prizren

Një 81-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren.Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë...

Lajmet e Fundit