Aksidentet në trafik, Policia e Kosovës kërkon kujdes më të shtuar

Policia e Kosovës, pas vdekjes së gjashtë personave në dy aksidente komunikacioni, u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë më vigjilent dhe të kenë kujdes të shtuar.

Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës kërkon vëmendje posaçërisht në këtë periudhë kohore, ku kemi shtim të qarkullimit rrugor, e po ashtu të reshura më të mëdha të shiut, të cilat mund të ndikojnë në kufizim të dukshmërisë dhe qarkullimi nëpër rrugë mund të vështirësohet.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, aplikon masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet, që po paraqesin shqetësim për të gjithë ne, për shkak të humbjes së jetëve njerëzore”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, gjatë këtij gjashtëmujori është evidentuar rënie e aksidenteve fatale për 19.61 për qind, ndërsa rënie në total të aksidenteve prej -13.25 për qind.

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit