19.8 C
Prizren
E hënë, 20 Maj, 2024

Aksidentet rrisin kërkesat për gjak, Shqipëria me pak dhurues

 

Numri i lartë i aksidente rrugore në Shqipëri rrit kërkesën për gjak nëpër spitale, pasi pacientët i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale dhe shpesh kemi parë nëpër rrjete sociale thirrje të familjarëve të cilët ofrohen të parët për të dhënë gjak kur kanë një të afërm të aksidentuar, por që tipi i gjakut nuk përshtatet.

“Numri aksidenteve është rritur shumë dhe paralelisht është rritur edhe kërkesa për gjak, madje mund të themi se është një periudhë po aq e vështirë sa ishte në verë për sa i përket aksidenteve”, tha dr Endri Susaj, mjek transfuziolog, shkruan Top Channel.

Shqiptarët mbeten ende në shifra të ulëta për sa i përket dhurimit të gjakut, ndonëse gjaku i dhuruar është më i sigurt.

“Jemi diku tek 12 për 1000 banorë që dhurojnë, por të paktën duhet të jemi 16 për mijë edhe pse idealja duhej të ishte 20 për një mijë banorë që dhurojnë. Në Tiranë qytetarët janë ndërgjegjësuar por në rrethe situata është dhe më e vështirë dhe nuk dhurohet. Gjaku që grumbullohet shkon edhe për personat me talasemi, jeta e të cilëve varet nga gjakun i dhuruar”, tha Susaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Osmani: Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Korishës. Osmani ka thënë se mizoritë e kësaj Masakre na sjellin në vëmendje çmimin e...

Guardiola në histori – Man City kampion për të katërtin vit radhazi në Premierligë

Manchester City nën urdhrat e Pep Guardiolas e ka mbrojtur titullin në Premierligë për të katërtin vit radhazi, që është hera e parë në...

Lajmet e Fundit