Aksidentohen dy vetura me targa të Kosovës në Shqipëri, 3 persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, pranë Dervenit.

Dy makina tip ‘Benz’ me targa të Kosovës janë përplasur më njëra tjetrën duke lënë të lënduar tre kosovarë.

Tre personat e lënduar ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe parakalimi i gabuar i njërit prej tyre.

Ende nuk dihen identitetet e të plagosurve, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës po heton rastin e zhdukjes së një gruaje në Prizren. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 2 korrik rreth orës 11:30...

Vdes tragjikisht në Gjermani, 63-vjeçari nga Rahoveci

Më 29 qershor të këtij viti, Elhami Elshani, nga fshati Brestoc i Rahovecit ka vdekur tragjikisht në Gjermani. Sipas njoftimit të fshatit, i ndjeri humbi...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit