2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Aksidentohet Labi në Prizren

Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, ka pësuar një aksident në lagjen “Arbana” në Prizren. Nga fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se ky aksident ka përfunduar vetëm me dëme të vogla materiale.

Policia po ashtu ka konfrirmuar se aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale.

“Në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana në Prizren ka ndodhë një aksident trafiku, janë të përfshira dy automjete. Aksidenti ka ardhë për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik. Kemi të bëjmë vetëm me dëme materiale, policia po merret me rastin në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar për express, Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë e Prizrenit.

Policia e Kosovës apelon të gjithë qytetarët e Kosovës që të kenë kujdes në trafik.

Referuar gjendjes aktuale në trafikun rrugor, policia në vazhdimësi po ndërmerr veprime policore, të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

Më Shumë

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Lajmet e Fundit