12.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Aktakuza kundër 9 personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 5 aktakuza kundër 9 personave, në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, kundër tre personave ka kërkuar masën e paraburgimit.

Një person është ndaluar për 48 orë, përcjellë “PrizrenPress”.

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti
i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar
se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, tri (3)
kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, për tre (3) persona, për shkak të dyshimit
të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kalimi i paautorizuar
i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër nëntë (9) personave,
për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i
narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi” dhe “Lëndim i
lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Punimet ndërtimore të
kundërligjshme” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Më Shumë

Rriten sërish çmimet e produkteve esenciale

Sipas Agjencisë së Statistikave inflacioni në Kosovë ka vazhduar të thellohet dhe çmimet e produkteve esenciale vazhdojnë të ngritën. Në anën tjetër qytetarët e...

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj...

Lajmet e Fundit