13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Aktakuza ndaj Jakup Krasniqi është konfirmuar, lidhet me Thaçin dhe Veselin

Aktakuza e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndërlidhet me atë të presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Këtë konkludim e ka Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Teksa ka folur për këtë aktakuzë, Miftaraj për Ekonomia Online ka thënë se në ditët në vazhdim mund të ketë bastisje në shtëpinë e Thaçit e Veselit, e për të cilët thotë se mund të përfundojnë në Hagë.

“Me vet faktin që si duket tani më kemi bastisje në shtëpinë e ish-kryetarit të kuvendit të Kosovës, zotri Jakup Krasniqi, kjo lë për të nënkuptuar që aktakuza ndaj të njëjtit tani më është konfirmuar dhe si duket kjo lidhet me të njëjtën aktakuzë ku është edhe presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së>

“…mund të konkludojmë se në ditët në vazhdim gjatë këtij muaji do të ketë bastisje dhe mundësi qoftë presidenti Thaçi, qoftë zotri Veseli, nëse ju është konfirmuar e njëjta aktakuzë shumë shpejt në një far mënyrë mund ti shohim të shkojnë në Hagë për tu përballur para gjyqtarit të procedurës paraprake”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Ata kanë bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë? Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisë? së Shërbimeve Publike në Qeverinë? e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismaës Socialdemokrate.

Më Shumë

Deputetja Duda Balje i përgjigjet Kurtit: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin tim rreth Kodit Civil

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit