4.1 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Aktakuzë ndaj 9 doganierë për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”. Kundër të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprat penale “kontrabandimi i mallrave”, “shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore” dhe “tregtia e ndaluar.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.M., D.H., I.B., H.D., D.Z., J.B., M.V., A.O. dhe D.K., në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, në cilësinë e personave zyrtar – si zyrtar doganor, gjashtëdhjetekatër (64) herë ua sigurojnë të pandehurve V.S., V.S., M.A. dhe L.R., kalim të automjeteve të ngarkuar me duhan të grirë-refuz – në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, Filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”West’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke i shkaktuar dëm material buxhetit të Republikës së Kosovës në vlerën e taksës së akcizës, taksës së doganës dhe TVSH-së së papaguar – rreth tre (3) milion euro.

Ndërsa, të pandehurit V.S., V.S., M.A. dhe L.R. akuzohen se në periudhën kohore 07 mars 2018 – 21 maj 2019, në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë – Komuna e Prizrenit, në bashkëkryerje, pa leje përkatëse shmangin kontrollin doganor dhe kalojnë vijën kufitare duke bartur duhan të grirë – refuz në sasi të përgjithshme prej tetëdhjetë mijë (80.000) kilogram, Filtër për cigare “Grande” – një milion e treqind mijë (1.300.000) copë, filtër për cigare “Gentleman” – katërqind mijë (400.000) copë, letër duhani, filtra për cigare, cigare pa banderolë të markës “Marlboro’’ dhe ”West’’, të gjitha nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, me ç’rast kanë kryer veprat penale kontrabandimi i mallrave, shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe tregtia e ndaluar, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerë prej rreth tre (3) milion euro.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës, që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më Shumë

LDK siguron fitoren e dytë radhazi në Dragash, Lumir Abdixhiku uron Bexhet Xheladinin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Dragashit për të uruar Bexhet Xheladinin dhe ekipin e tij për...

Totaj pas fitores në Prizren: Jam uruar nga Abrashi e Zafa

Pas sigurimit të mandatit të dytë si kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj nga PDK-ja ka folur për herë të parë. Në një intervistë, Totaj ka...

Lajmet e Fundit