Aktivistët e Vetëvendosjes në Prizren, po kërcënohen e shantazhohen

Kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje ! në Prizren, Arbër Rexhaj thotë se aktivistët, janë duke u kërcënuar shantazhuar në vendet e tyre të punës. Sipas tij, këto kërcënime nuk do të tolerohen.

“Kërcënimet që po ua bëni aktivistëve gjithandej Komunës së Prizrenit, shantazhet me vende të punës nuk tolerohen nga ne”, shkruan Rexhaj në Facebook.

“Por, pushka top iu bëftë!”

“Aktivistët tanë nuk frikësohen, ata nuk shantazhohen”.

“Organizata jonë është e pa shantazhushme”.

“Rruga jonë drejt fitores është e pandalshme!”

“Frika juaj kundrejt rritjes sonë është e kuptueshme”.

“Por kërcënimet dhe shantazhet drejtuar aktivistëve, dhe sidomos ndaj aktivistëve të cilet janë të rinj në rrugëtimin tonë të përbashkët nuk do të tolerohen”.

“ E juve, parti simotra pushka top iu bëftë!/PrizrenPress.com/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit