Haradinaj kujton masakrën e Rogovës së Hasit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Rogovës së Hasit përmes një postimi në Facebook, duke thënë se veç në Kosovë ndodh që një vend kaq i vogël të tregojë sa të mëdha janë plagët e popullit.

Një nga masakrat më të tmerrshme të shkaktuara nga forcat serbe kishte ndodhur më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në Rogovë të Hasit, transmeton Koha.net.

“Veç në Kosovë ndodh që një vend i vogël si Rogova e Hasit, të na kujtojë se sa të mëdha janë plagët e këtij populli! Sot, në këtë 18 vjetor, i kujtojmë gjithë ata burra trima, që ranë për vendin dhe lirinë e përbashkët! I falem lavdisë dhe sakrificës së tyre, pavarësisht largësisë sime nga Rogova ku prehen! Për të qenë aty, ku ata e meritojnë të jemi për çdo vit, po e publikoj këtë fotografi nga përvjetori i shkuar”, ka shkruar Haradinaj, që ishte arrestuar më 4 janar nga policia franceze, me një urdhërarrest të Serbisë të lëshuar përmes INTERPOL-it, më 2004, dhe po vazhdon të mbahet me kusht në Francë.

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit