10.8 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në Madrid.

Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva kanë vendosur tashmë që ta bëjnë Madridin shtëpinë e tyre, shkruan Marca.

Në intervistën e tij me Vanity Fair, aktori shprehu admirimin e tij për Spanjën, duke përmendur stilin e jetesës, ushqimin dhe ngrohtësinë e vendit.

Vendimi i tij për t’u transferuar në Spanjë u motivua nga dëshira për të qenë më afër familjes dhe traditave të gruas së tij.

“[Silva] ishte shumë bujare që jetoi gjashtë vjet në botën time kështu dua të bëjë të njëjtën gjë edhe unë”, tha aktori i njohur amerikan.

Prona 11 milionë-euroshe

Entuziazmi i Gere-s për Spanjën është i dukshëm në investimin e tij të fundit në një rezidencë luksoze në Madrid. Aktori ka blerë një pronë me vlerë 11 milionë euro në zonën ekskluzive të banimit La Moraleja, që ndodhet në komunën e Alcobendas.

Rezidenca luksoze është mbi 10,000 metra katrorë tokë, ka një shtëpi trekatëshe që është më shumë se 1,000 metra katrorë, një pishinë të nxehtë dhe një bodrum vere private.

Ai do të jetë ‘komshi’ me futbollistët e njohur si Sergio Ramos dhe Luka Modric. Rezidenca e tij është afër aktores Ana Obregon.

Më Shumë

Masakra e Suharekës: Një familje e shfarosur nga krimi i organizuar i shtetit serb kundër shqiptarëve etnikë

Viktimat varionin nga një foshnjë 8 muajshe deri te një grua 99-vjeçare, përfshirë 18 fëmijë dhe një grua shtatzënë. Masakra e Suharekës e 26 marsit...

Krusha e Madhe përkujton dëshmorët me dhurim gjaku dhe fidanë |VIDEO

Pavarësisht se vitet kalojnë, muaji mars mbetet i rëndë për banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit. Atë pranverë të hershme, 27 vjet më...

Lajmet e Fundit