6.4 C
Prizren
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025

Jakup Krasniqi: Nisma sot është sikur UÇK para 20 vjetëve

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi ka pasur takim më qytetarët e Besianës.

Krasniqi ka thënë se NISMA është themeluar për të sjellë një frymë të re politike, një filozofi të re politike, energji të reja pozitive dhe një shpresë të re për qytetarët e Kosovës.

“Si para 20 viteve kur ishte e domosdoshme UÇK-ja për ta ndryshuar gjendjen në Kosovë, ashtu edhe sot është e domosdoshme që politika në vend ta ndryshoj qasjen ndaj shtetit të së drejtës, për shtetin që qytetarët e saj do të ndihen mirë dhe do të bëjnë një jetë kualitative”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, subjektet politike ekzistuese janë bërë pengesë e ndërtimit të shtetit, dhe gjitha zhvillimeve që kanë ndodhur, gjë e cila sipas tij u konfirmua në muajt e fundit.

Krasniqi gjithashtu ka thënë së Kosova dhe qytetarët e saj duhet ta gëzojnë këtë realitet të ri, por ky realitet nuk mund të bëhet nëse njerëzve u mohohet e drejta për të folur lirshëm.

“Mjerë ai vend dhe mjerë ajo demokraci që qytetarët e saj nuk guxojnë me u shpreh lirshëm, vetëm pse dikush i largon nga puna. Ta largojmë një herë e përgjithmonë këtë situatë nga jeta jonë, ajo nuk e ndihmon ndërtimin e shtetit demokratik. Ne ju themi atyre që i frikësojnë njerëzit se qytetarët duhet të jenë të lirshëm të vendosin për fatin e tyre, ashtu siç dëshirojnë ata, dhe se askush nuk guxon ti pengoj për dëshirat e tyre”, ka vlerësuar Krasniqi.

Më Shumë

355 familje të komuniteteve në Prizren përfitojnë ndihma dimërore nga komuna

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Prizren ka përfunduar shpërndarjen e ndihmave dimërore për vitin 2025, duke siguruar dru për ngrohje si dhe...

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Malishevë

Në Malishevë është arrestuar një person i dyshuari për dhunim. Ai siç ka njoftuar Policia e Kosovës është dërguar në mbajtje. “Më 02.12.2025 është arrestuar i...

Lajmet e Fundit