Akuzohej se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në Vërmicë, dënohet me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Klodian Durollari, duke e dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë për akuzën se ia ofroi 5 euro ryshfet policit kufitar në pikën kufitare në Vërmicë.

Shpallja e aktgjykimit u bë të martën nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Skender Çoçaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Durollari i është konfiskuar edhe monedha në shumën prej 5 euro.

Gjithashtu, i akuzuari obligohet që në emër të paushallit gjyqësor të paguajë shumën prej 20 euro, si dhe shumën prej 50 euro në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit.

Paraprakisht, i akuzuari Durollari fillimisht në këtë seancë ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ngarkohej.

“E pranoj që jam fajtor”, tha i akuzuari.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më 19 qershor 2022, i akuzuari Klodian Durollari më 19 qershor 2022, akuzohet se në vendkalimin kufitar të Vërmicës, në mënyrë të tërthortë i ofron përfitim personit zyrtar- policit kufitar, në mënyrë që ai të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare.

Bazuar në aktakuzë, i akuzuari me automjetin e tij e tipit “Audi A4” , për t’i krijuar lehtësirë vetes pasi i kishte skaduar afati i pasaportës më 9 mars 2022, i prezanton dokumentet e kërkuara nga ana e personit zyrtar Shaqir Kryeziu, ku në mes të pasaportës së tij kishte vendosur 5 euro ryshfet për policinë kufitare.

Sipas aktakuzës, në pyetjen e zyrtarit policor se për kë ka vendosur këto të holla në pasaportën e tij, i akuzuari është përgjigjur se të hollat i ka lënë për zyrtarët policorë për një kafe.

Me këto veprime, Durollari akuzohej se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 422, paragraf 1 të Kodit Penal vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në 5 vjet. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Lajmet e Fundit