6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Akuzohet SHIK-u në Kuvend, Veseli thotë se në Kosovë kanë vrarë serbët

Kadri veseli ,kryetar kuvendiDeputetja e LDK’së, Doruntinë Maloku ka kërkuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli që të mos sillet sikur ndjen keqardhje për familjaret e të vrarëve, sipas saj, nga ana e SHIK’ut. Ajo po ashtu ka kërkuar që të mos permenden baballarët nga ana e atyre që akuzohen që kanë kryer këto vrasje.

“Jeni ju që duhet të jepni përgjithësi për organizatën tuaj kriminale, SHIK. Mos u shtirni që ndjeni keqardhje për familjet e tyre, sepse po të kishit nuk do të uleshit në atë kolltuk duke ditur për akuzat që drejtohen ndaj jush. Bëni mirë që të mos përmendeni baballarët tanë”, ka thënë Maloku gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, duke permenduar tutje edhe akuzat e Nazim Bllacës ndaj SHIK’ut.

Nga ana tjetër, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentari Veseli, i cili i ka kujuar Malokut se krime në Kosovë kanë kryer vetëm serbët.

““Në Kosovë kanë vrarë serbet. Në momentin kur është vrarë babai juaj nuk ka ekzistuar SHIK’u por vetëm UÇK ‘ja”, ka thënë Veseli, transmeton Express.

Sipas Veselit po vije koha kur do të zbardhen të gjitha akuzat, edhe ato të rastit Bllaca dhe rasteve tjera.

“Shumë shpejt këto do ti zbardh edhe gjykata speciale, që unë do të jem i pari që do ta votoj”, deklaroj Veseli.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Lajmet e Fundit