12.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Akuzojnë pushtetin për hakmarrje të anëtarëve të Nismës në Prizren

Nisma per kosove1Nisma për Kosovë-Dega në Prizren, ka akuzuar pushtetin lokal për hakmarrje ndaj anëtarëve të tyre.

“Një padrejtësi e madhe i është bërë edhe pronarit të restaurant ‘’ANDI ’’, Asllan Shalës, i cili që nëntë vite e ka shfrytëzuar këtë lokal dhe i cili gjithnjë u është përgjigjur detyrimeve dhe obligimeve me parapagim, sipas marrëveshjes së realizuar , fillimisht ndërmjet tij dhe KF.”Liria”, ndërsa më vonë ndërmjet pronarit të lokalit Asllan Shala dhe Administrates Komunale përkatësisht,përkatësisht me ish drejtorin e Sekorit të Pronës ,Minir Krasniqit”, thuhet në komunikatën e Nismës në Prizren .

“Pra argumentojmë se marrëveshja në fjalë është bërë ndërmjet Asllan Shalës dhe Kuvendit Komunal të Prizrenit , ekskluzivisht me Minir Krasniqin”

“Gjatë gjithë kohës sa lokali në fjalë ka qenë në shfrytëzim të Asllan Shalës , po i njejti lokal në një formë apo tjetër është shfrytëzuar gjithmonë edhe nga PDK-ja për aktivitete të ndryshme politike , për dreka , darka dhe kokteje të ndryshme për nëntë vite me radhë edhe atëherë kur ky lokal ka qenë pronë e KF.”Liria” e nuk ka qenë pronë Komunale .Pra ky lokal është shfrytëzuar çdoherë nga PDK-ja pa asnjë lloj pagese , e derisa në anën tjetër pronari i ka kryer obligimet e tij gjithmonë në kohë karshi Komunës”.

“Vlen të potencohet gjithashtu se pronari Asllan Shala tashmë kishte investuar në këtë lokal më shumë se 60 mijë euro dhe gjithashtu ka ndjekur të gjitha rregullat dhe procedurat ligjore , si dhe ka qëndruar gjithmonë karshi të gjitha obligimeve tatimore dhe komunale me qëllimin e vetëm se do t’i vazhdohej kontrata përsëri”.

“Tani më dolën në pah qëllimet dhe interesat e pushtetarëve të pangopur dhe të korruptuar”.

“Dhe ky veprim s’ka si të quhet ndryshe veçse kryekëput hakmarrje direket ndaj Asllan Shalës , i cili tashmë kishte një preferencë tjetër politike dhe se ai tashmë ishte edhe anëtar i kryesisë së ‘’Nisma për Kosovën’’-Dega Prizren .

“Pikërisht pasi subjekti politik ‘’Nisma për Kosovën’’ zhvilloi disa aktivitete politike në këtë lokal , menjëherë u aktivizuan dhe u përdoren të gjitha instruksionet e pushtetit aktual , për shantazh dhe selektim në baza partiake me qëllimin e vetëm , atë të përfitimeve personale duke kërkuar edhe para shtesë në vlerë të 13.mij eurove gjoja në emër të qerasë , e kjo nënkupton rritje mbi 300 % më shumë se qiraja paraprake” .

“Pas përpjekjeve dhe konsultave të shpeshta që janë bërë ndërmjet Asllan Shalës dhe strukturave komunale dhe drejtpërsëdrejti edhe me ish drejtorin e sektorit të pronës , tash kryetarin Degës së PDK-së në Prizren,Minir Krasniqi ,atij i është kërkuar që të bëjë ankesë lidhur me këtë çështje”.

“‘’Nisma për Kosovën’’ –Dega në Prizren konsideron se ka ardhur koha të kërkohet përgjegjësi për veprime të këtyre njerëzve të ligë dhe të korruptuar . Këta udhëheqës komunal nuk mund të ikin nga përgjegjësia duke shantazhuar dhe dëmtuar të tjerët . Ata duhet t’a kuptojnë njëherë e mirë se tash më janë duke qëndruar me afat të skaduar në këtë komunë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kontrolle në Prizren, dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa...

Premtoi ndërmjetësim për prona dhe mori para – Prokuroria në Prizren jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth arrestimit të zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, I.O., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës...

Thethi

Lajmet e Fundit