16.6 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Al-Ittihad shkarkon trajnerin Nuno Espirito Santo

Nuno Espirito Santo është shkarkuar nga posti i tij si trajner i Al-Ittihad.

Në sezonin e tij të parë në krye të klubit, Nuno udhëhoqi Al-Ittihad drejt titullit të Ligës Pro Saudite, duke i dhënë fund një pritjeje 14-vjeçare për një tjetër kurorë të ligës.

Arritja ishte e rëndësishme me Al-Ittihad që mundi Al-Nassr-in e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo me pesë pikë, si dhe siguroi kualifikimin për Champions League aziatike. Megjithatë, pavarësisht nënshkrimit të lojtarëve si Fabinho, N’Golo Kante dhe Karim Benzema gjatë afati kalimtar i verës, “Tigrat” nuk kanë arritur të përsërisin formën e tyre nga sezoni i kaluar.

Al-Ittihad është tashmë 11 pikë larg liderit Al-Hilal në Ligën Pro Saudite, duke grumbulluar 21 pikë nga 12 ndeshje për t’u ulur në pozitën e gjashtë në tabelë. Edhe pse ata janë në krye të grupit të tyre të Champions League pas katër ndeshjeve, Al-Ittihad pësoi një humbje 2-0 nga Al Quwa Al Jawiya të hënën mbrëma.

Përveç humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, vetëm tre fitore janë regjistruar në nëntë ndeshje, duke rezultuar që zyrtarët e klubit të marrin vendimin për të shkarkuar ish-trajnerin e Wolverhampton dhe Tottenham.

Në një deklaratë të klubit thuhej: “Klubi ka njoftuar përfundimin e kontratës me trajnerin portugez Nuno Santo”.

Pavarësisht se u shkarkua, Nuno largohet nga Al-Ittihad me reputacionin e tij që është rritur me 36 fitore dhe vetëm tetë humbje nga 56 ndeshjet e tij në krye.

Ndihmësi i trajnerit Hassan Khalifa është vendosur në detyrën e përkohshme ndërkohë që po ndërmerret një proces për gjetjen e një zëvendësuesi të përhershëm. Albanian Post

Më Shumë

Një jetë e shpëtuar, një falënderim i përjetshëm: Historia e Burim Ninajt dhe mjekut të UÇK-së, Dr. Halil Cikaj

Një fotografi e zverdhur nga koha, por e gjallë në kujtesën e atyre që e përjetuan, flet më shumë se mijëra fjalë. Në të,...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Lajmet e Fundit